27 Shtator 2022

NVM-të bartëse të zhvillimit ekonomik të vendit

Prishtinë, 14 maj - Procesi i zhvillimit ekonomik dhe përkrahja ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme është një nder parakushtet e procesit te integrimeve ekonomik dhe për ketë arsye Konferenca ndërkombëtare “Zhvillimi i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme ne rajonin e Ballkanit Perëndimor ka rëndësi te veçante, deklaroi kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu.
 
Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe SPARK sot ne Mitrovice është mbajtur konferenca kushtuar zhvillimit te ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme ne Ballkanin Perëndimor. 

Gërxhaliu me këtë rast theksoi se vet prania e një numri te madhe te përfaqësuesve te biznesit vendor dhe përfaqësuesve te bizneseve dhe organizatave nga regjioni tregon për rendësin qe ka ky proces. 

“Kjo është njëra nder konferencat me te rëndësishëm te mbajtura viteve te fundit kushtuar ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme. Edhe ne ekonominë evropiane këto ndërmarrje janë ne fokus te përkrahjes dhe ndihmës se tyre. Ne Kosove ende mungon një paket ofertuese si përkrahje si nga aspekti i taksave ashtu edhe përkrahja bankare këtyre proceseve”, tha Gerxhaliu.

Kryetari i OEK-ut theksoi se NVM janë gjenerator te zhvillimit, uljes se varfërisë, krijimit te mirëqenies dhe i qëndrueshmërisë ekonomike. 

“Rekomandimet nga kjo konference do te adresohen ne adresa te sakta , do te analizohen dhe do te janë kontribut qe ne një te ardhme  te afërme perspektiva e këtyre ndërmarrjeve te jete shume me e ndritshme”, tha Gerxhaliu.

NVM ne Kosove janë duke u ballafaquar me sfida te shumta, deri sa vendet e regjionit ekzistojnë forma te ndryshme te subvencionimit dhe platforma për përkrahje te këtyre ndërmarrjeve. Ne Kosove përkundër një pune te madhe te Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë kërkohen masa konkrete për përkrahjen e këtyre ndërmarrjeve, vlerësoi Gerxhaliu. 

“Nuk duhet te zbulojmë diçka te re por duhet te marrim zgjidhjet me te mira ne vendet e Evropës dhe regjionit”, tha ai.

Zëvendës ministri i tregtisë dhe industrisë, Januz Kastrati theksoi se MTI është e përkushtuar qe me te gjitha masat te përkrah NVM duke nënvizuar se komuniteti i biznesit ne Kosove ka dhëne kontribut te rëndësishëm zhvillimit te gjithëmbarshëm te vendit. 

Frymëzim Isufaj, këshilltar i larte politik ne Ministrinë e Integrimit Evropian theksoi rendësin e zhvillimit te NVM dhe kontributin qe ato mund tu japin procesit te integrimeve evropiane.

Ai theksoi se ne kriteret e Kopenhagës kriteret ekonomike janë një nder kushtet themelore për anëtarësim ne UE. 

Isufaj posaçërisht theksoi rendësin e dritës se gjelbër te marrëveshjes tregtare ne mes te Kosovës dhe UE.

Ne konference me eksperiencat e vendeve te tyre u paraqiten edhe përfaqësuesit e institucioneve shkencore dhe përfaqësuesit e biznesit nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Ne fund konferenca aprovoi rekomandimet te cilat do tu përcillen institucioneve vendore dhe komunitetit te biznesit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)