25 Prill 2024

Nuk ka krizë globale për grurin

Vjenë, 9 korrik - Ndikimi i kufizimit të eksportit të drithrave në Rusinë e prekur nga zjarret, nuk mund të krahasohet me situatën në tregun global të lëndëve të para në sezonin 2007/08, e cila çoi në rritjen e madhe të çmimeve të ushqimeve në botë dhe në trazira sociale, ka vlerësuar Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). 


OECD-ja thekson se rezervat globale sot janë më të mëdha se para dy apo tre vjetëve (afër 50 % më shumë se në fillim të vitit 2008), dhe në bazë të kësaj nuk ka bazë të flitet për krizën globale bujqësore, transmeton Reuters.

Prapa ngritjes aktuale të çmimeve të drithërave, veçanërisht të grurit, nuk qëndrojnë faktorët fondamentalë të kërkesës e ofertës, por "pritjet e tregut". 


Të dhënat tregojne se çmimi i miellit në tregun ndërkombëtar është sërish gati dy herë më i ulët se sa në krizën e viteve 2007-2008.

Dy vjet me parë çmimi i miellit në tregun ndërkombëtar ceku rekordin e mbi 350 dollarëve për ton, nga 200 që është aktualisht. Në atë kohë çmimi i bukës në tregun e brendshëm arriti në 80 lekë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)