29 Mars 2024

NSh Jugopetrol në Lakrishte nuk është në kuadër të prioriteteve të AKP-së

Prishtinë, 27 janar - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti sot mbledhjen e tij të rregullt me ç ‘rast u informua nga menaxhmenti lidhur me rrjedhën e punës dhe zhvillimet e fundit në Agjenci.

Kështutu Bordi u informua lidhur me historiatin e asetit të NSh Jugopetrol në Lakrishte dhe ka vlerësuar se në këtë periudhë përcaktimi i vijës kufizuese nuk është në kuadër të prioriteteve të AKP-së.

Në këtë takim, pas shqyrtimit, Bordi i Drejtorëve miratoi transferimin pronësor, pas pagesës së shpronësimit nga Komuna e Prishtinës, të Shtëpisë së Re të Mallrave aset i N.Sh. Gërmia; toka e NSh Slloga Prishtinë; dhe një numër ngastrash kadastrale të NSh IMN Prishtinë.

Veç këtyre Bordi diskutoi dhe miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit për rritje të buxhetit për tri ndërmarrjet në vijim: a) NSh Amortizatorët Prishtinë; b) NSh DLB Lavertari-Blegtori Prizren; dhe c) NSh Unimont Prizren.

Për më tepër Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi amandamentimin e marrëveshjes për kompensimin e shpenzimeve për BSPK-në.

Në këtë takim Bordi miratoi edhe strategjinë dhe procedurat e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun në mënyrë që të promovohen aktivitetet e AKP-së duke përfshirë metodologji të re të marketingut dhe informimit në funksion të rritjes së transparencës dhe të informimit të të gjitha palëve të interesit në mënyrë të drejt dhe pa vonesa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)