01 Tetor 2022

Një në gjashtë vetë rrezikohen nga varfëria në Gjermani

Berlin, 5 gusht - Vitin e kaluar, në Gjermani ishin në rrezik për të rënë në varfëri rreth 13 milionë vetë.

Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë ka njoftuar se mbi të gjitha janë të prekura familjet me një prind dhe personat që jetojnë vetëm.

Numri i njerëzve në rrezik të varfërisë në Gjermani ra vetëm pak në vitin 2021. Siç raportohet nga Zyra Federale e Statistikave, vitin e kaluar nga varfëria u rrezikuan rreth 13 milionë vetë.

Kjo korrespondon me 15.8 për qind të popullsisë dhe ose me afërsisht një në gjashtë qytetarë që jetojnë në Gjermani. Në vitin 2020, kjo shifër ishte 16.1 për qind me 13.2 milionë vetë.

Sipas përkufizimit të BE, një person konsiderohet i rrezikuar nga varfëria kur ka më pak se 60 për qind të të ardhurave mesatare të të gjithë popullsisë.

Në vitin 2021, ky prag ishte 15.009 euro neto në vit për një person që jeton vetëm në Gjermani, dhe 31.520 euro neto për dy të rritur me dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.

Në varësi të llojit të familjes, numri i njerëzve që jetojnë në familje me një prind dhe i njerëzve që jetojnë vetëm dhe që rrezikohen nga varfëria është dukshëm më i lartë se mesatarja kombëtare.

Në vitin 2021, më shumë se një e katërta e njerëzve që jetonin në familje me një prind (26.6%) kërcënoheshin nga varfëria. Për njerëzit që jetojnë vetëm, kjo shifër ishte 26.8 për qind.

Për njerëzit që jetojnë në familje të përbëra nga dy të rritur dhe një fëmijë (9.0%) ose me dy fëmijë (11.4%) si dhe për familjet e përbëra nga dy të rritur pa fëmijë (11.5%), shkalla e rrezikimit nga varfëria në vitin 2021 ishte më e ulët se mesatarja kombëtare.

Në të kundërt, njerëzit që jetonin në një familje me dy të rritur me tre ose më shumë fëmijë kishin një shkallë të rrezikimit nga varfëria prej 23.6 përqind, dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare.

Me 16.2 për qind, fëmijët dhe të rinjtë në Gjermani ishin më të rrezikuar nga varfëria se mesatarja.

Vitin e kaluar, bazuar në statusin mbizotërues të aktivitetit të personave 18 vjeç e lart, pothuajse një në dy persona rrezikohej nga varfëria në grupin e të papunëve, ose 47.0 për qind. Nga ana tjetër, ky proporcion ishte vetëm 8,6% tek ata që kryenin një veprimtari profesionale.

Për pensionistët, shkalla e rrezikut nga varfëria ishte 19.3 për qind. Në mesin e grave të moshës 65 vjeç e lart, rreziku i varfërisë ishte dukshëm më i lartë në vitin 2021 (21.0%) sesa tek burrat në të njëjtën grupmoshë (17.4%).

 Të ardhurat më të ulëta të grave në krahasim me burrat shpjegohen, për shembull, me ndërprerjen e karrierës profesionale dhe rrjedhimisht me të drejtat më të ulëta të pensionit, shpjegoi Zyra Federale e Statistikave.

Gjithsej 16.5 për qind e femrave dhe 15.1 për qind e meshkujve rrezikoheshin nga varfëria në vitin 2021./DW

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30