25 Prill 2024

Niveli i urisë në botë vazhdon të jetë i lartë

Romë, 16 tetor - Zyrtarë nga agjencia e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë thonë se niveli i urisë në botë vazhdon të jetë i lartë, megjithë ekzistencën e prodhimeve të bollshme ushqimore dhe çmimet më të ulta të tyre.

Zyrtarët thanë sot, me rastin e ditës botërore të ushqimit, gjatë ceremonive të zhvilluara në zyrat e agjencisë së OKB-së në Romë, se 975 milionë banorë në botë jetojnë në kushtet e një urije kronike, ose të keq-ushqyer dhe se prodhimi ushqimor duhet të shtohej me 70 përqind për të plotësuar kërkesat e tyre.

Drejtori i agjencisë së OKB-së tha se ky çekuilibër shkaktohet nga mungesa e investimeve të duhura në bujqësi në vendet në zhvillim. Sipas agjencisë së OKB-së, 22 vende përballen me kriza të gjata urije.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)