29 Mars 2024

Nis trajnimi për auditorët e brendshëm

Prishtinë, 24 maj - Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka filluar sot trajnimin për auditorët e brendshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilët do të certifikohen ndërkombëtarishtë për Auditimin e Brendshëm.

Ky trajnim prezantohet nga konsorciumi ndërkombëtar i përbërë prej Korporatës Tribal Helm nga Irlanda,  Qendrës së Ekselencës në Financa (CEF) nga Sllovenia dhe Institutit të Autorizuar për Financa Publike dhe Kontabilitet (CIPFA) nga Mbretëria e Bashkuar me financim të Komisionit Evropian përmes projektit të menaxhuar nga Ndërlidhëse e Komisionit  Evropian, për të ofruar përkrahje në përmirësimin e menaxhimit, kontrollit dhe llogaridhënies publike në Kosovë.

Kjo është një mundësi e rëndësishme për auditorët e qeverisë që të marrin kualifikim prestigjioz të përqendruar në mënyrë specifike në aftësitë e nevojshme për sektorin publik.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, duke i përgëzuar  në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjithë pjesëmarrësit për këtë projekt e sidomos Komisionin Evropian, tha se “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në arritjen e përformancës maksimale në aspektin e menaxhimit të financave publike. Këtë projekt, respektivisht trajnimin  auditorëve të brendshëm unë e shoh si një element kyç në funksion të avancimit të kësaj performance”.

Ai më tej shtoi se “Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka qenë një përkrahëse e fuqishme për zhvillimin e një kuadri modern dhe profesional të auditivit të brendshëm për qeverinë e Kosovës dhe ne jemi shumë të kënaqur me përkrahjen e vazhdueshme që kemi marrë nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe paraardhësi i saj Agjencioni Evropian për Rindërtim”.

Drejtori i Njësisë qendrore për harmonizimin e auditimit të brendshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Kosum Aliu “ tha se Programi një vjeçar i trajnimit dhe certifikimit për auditorët e brendshëm në Qeverinë e Kosovës është njëri prej 6 komponentëve të projektit për përmirësimin e menaxhimit, kontrollit dhe llogaridhënies publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ky projekt ofron mundësinë që grupit prej 50 auditorëve të brendshëm, të studiojnë praktikat më të mira me Qendrën e Ekselencës në Financa nga Sllovenia, dhe të certifikohen ndërkombëtarisht për auditim të brendshëm nga Instituti për Kontabilitet dhe Financa Publike në Britaninë e Madhe”.

Ndërsa, përfaqësuesja e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, znj Angelika Votsylou, tha se “Pas këtij trajnimi, Qeveria e Kosovës do të ketë mundësinë që të ketë në dispozicion shërbimet e auditorëve të brendshëm të certifikuar ndërkombëtarisht, do të thotë sistemet e KFPP-së dhe transparenca në shpenzimet publike janë disa prej elementeve që bëjnë themelet e kornizës së Qeverisë, dhe në këtë mënyrë ky trajnim është i rëndësishëm.

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, ka kënaqësinë që përkrahet nga Qeveria e Kosovës, dhe shpresojmë që ky trajnim do të vë baza në institucionet e Kosovës edhe pas përfundimit të këtij projekti, dhe të zhvillohet për vite të tëra edhe për gjenerata të ardhshme për auditorët e brendshëm”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)