24 Prill 2024

Nga sot fillon “Java Kundër Korrupsion 2022”

Prishtinë, 5 dhjetor - Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile “Bashkë kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit do ta organizojnë “Javën Kundër Korrupsion nga sot deri me 9 dhjetor".

Gjatë kësaj Jave do të realizohen aktivitete të ndryshme që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionit.

Pjesë e këtij koalicioni të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” janë 6 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus.

Për shënimin e kësaj Jave, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të ketë të ftuar të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të sensibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Në kuadër të aktiviteteve gjatë kësaj jave do të trajtohet korrupsioni, integriteti, llogaridhënia, transparenca etj.

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar organizimin e shumë aktiviteteve, ku ndër të tjera është planifikuar të prezantohen edhe raporte konkrete të korrupsionit me të cilat raporte pasqyrohen problemet dhe sfidat e institucioneve përgjegjëse në luftimin e korrupsionit.

Tutje, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të mbahen tryeza të diskutimit me akterët relevant lidhur me luftën kundër korrupsionit, dhe po ashtu është planifikuar që të mbahen konferenca të ndryshme ku pritet prezantimi i shumë raporteve analitike.

“Parashkrimi i Korrupsionit”, “Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike”, “Reforma në Administratë Publike”, “Barometri i Transparencës së Qeverisë dhe Ndërmarrjeve Publike”, “Korrupsioni në Prokurimin Publik”, “Open data lidhur me patronazhin politik”, “Gazi në aspektin ekonomik dhe ambiental”, “Korrupsioni në Shëndetësi”, “Korrupsioni në ambient”, “Qeverisja me duar të pastërta”, janë disa nga raportet të cilat do të publikohen nga Koalicioni i OJQ-ve për “Javën Kundër Korrupsion 2022”.

Gjithashtu, Koalicioni i OJQ-ve gjatë kësaj Jave ka planifikuar që të realizojë edhe aktivitete tjera si: Tryezën e rrumbullakët “FOL me Ambasadorin Amerikan”, një Gjykim të simuluar për Korrupsion dhe tryezën për Reformën në Drejtësi.

Pra, dinamika e shënimit të “Javës Kundër Korrupsion 2022”, do jetë e ngjeshur si asnjëherë më parë, ku përfshihet konferenca, tryeza dhe aktivitete të ndryshme në fusha të ndryshme.

Ndryshe, motoja e “Javës Kundër Korrupsion për vitin 2022”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)