11 Gusht 2022

Nga sot edhe fëmijët e lindur në 2014 mund të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë

Prishtinë, 1 korrik - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se që nga sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2014 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë.

Duke filluar nga ky muaj skema për Shtesat për Fëmijë do të zgjerohet gradualisht, duke shtuar nga një gjeneratë për çdo muaj.

Pra, në muajin gusht do të shtohet gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2013, në muajin shtator gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2012, e kështu me radhë.

Rikujtojmë qytetarët se aplikimi i rregullt për Shtesa për Fëmijë bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai apo kujdestari ligjor i fëmijës bëhet vetëm në raste specifike.

Gjithashtu, vlen të theksohet se aplikimi për Shtesa për Fëmijë tashmë do të jetë vazhdimisht i hapur në platformën eKosova, kurse pagesa do të bëhet me datë 25, apo ditën vijuese të punës, të çdo muaji.

Në vijim mund të gjeni vegezën për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=312

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)