28 Mars 2024

Nga shtatori nis punën Gjykata Komerciale

Prishtinë, 12 gusht - Me fillimin e punës së Gjykatës Komerciale bizneset do ta kenë një adresë të vetme për të gjitha çështjet për të cilat kërkojnë mbrojtje gjyqësore. Lëndët e para pritet të shqyrtohen në shtatorin e këtij viti.

Përfaqësues të bizneseve e kanë mirëpritur themelimin e kësaj gjykate, por njohësit e ekonomisë kanë shprehur skepticizëm për punën e saj.

Të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet biznesore tashmë janë kompetencë e Gjykatës Komerciale, e cila në shtator pritet të fillojë shqyrtimin e lëndëve të para.

Mbi 9 000 lëndë janë transferuar në këtë gjykatë, thotë për RTK-në kryetari i Gjykatën Komerciale, Mahir Tutuli.

Sipas tij, deri në plotësimin e plotë të numrit të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës nuk do të jenë në kapacitetin e plotë të procedimit të lëndëve.

“Dhomat e Shkallës së Dytë e kanë më të lehtë procedurën, sepse nuk kanë seanca dhe mund të fillojnë punën menjëherë pas pranimit të lëndëve. "


"Problematika qëndron në Dhomat e Shkallës së Parë, sepse palët duhet të njoftohen lidhur me seancat tetë (8) ditë para. Duke pasur parasysh që nuk kemi staf të kompletuar ende, duhet diku dy (2) javë apo më shumë të dorëzohen ftesat. Prandaj presim që seancat e para të fillojnë në fillim të shtatorit”, tha Tutuli.

Përfaqësuesi i bizneseve, Agim Shahini, thotë për “Radio Kosovën” se fillimi i punës së Gjykatës Komerciale është një siguri për bizneset dhe investitorët.

“Kjo ofron siguri për investitorët vendorë dhe të huaj, që ata në të ardhmen mund t’i zgjidhin problemet ndërmjet operatorëve ekonomikë në një periudhë më të shkurtër 1-3 vjet, dhe jo si në të kaluarën. Kjo ka qenë një kërkesë e kamotshme e AKB-së dhe e komunitetit të biznesit”, shtoi  Shahini.

Por njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur për “Radio Kosovën” shpreh skepticizëm për sa i përket funksionimit të plotë të kësaj gjykate.

“Biznesi në Kosovë meriton elemente të barrierave dhe demokracisë, meriton prurje të vendimeve të shpejta. Në këtë drejtim, uroj të ketë sukses, por gjithmonë e kam një dozë të skepticizmit sepse janë të njëjtët njerëz, është e njëjta traditë dhe fakti që e kemi këtë mungesë të përgjegjësisë, qoftë edhe në ndarje, kam frikë se kjo do të jetë vetëm një mundësi për t’i punësuar dhe avancuar disa të punësuar në gjyqësi, dhe efektet do të jenë ato që na kanë përcjellë në të kaluarën”, tha Gërxhaliu.

Gjykata Komerciale është themeluar në fillim të këtij viti, ndërsa pritet t’i trajtojë të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)