18 Prill 2024

New York dhe Singapor qytetet më të shtrenjta në botë

New York, 24 dhjetor - Njësia e Inteligjencës Economist (EIU) ka publikuar së fundmi Indeksin e Kostos së Jetesës në mbarë botën për vitin 2022.

Në këtë botim, New Yorku dhe Singapori kryesojnë së bashku renditjen si qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar, ndërsa numri një i vitit të kaluar, Tel Aviv, tani renditet në vendin e tretë.

Siç tregohet nga grafiku, Los Angeles dhe San Francisko janë gjithashtu ndër metropolet më të shtrenjta në botë.

Megjithatë, përmbledhja përfshin gjithashtu katër qytete evropiane: Zyrih, Gjenevë, Paris dhe Kopenhagen.

Në Evropën Perëndimore, rritjet e çmimeve i atribuoheshin kryesisht rritjes së çmimeve të gazit, si dhe vlerësimit të pabarabartë të euros, siç citohet nga EIU.

Indeksi vjetor krahason çmimet e më shumë se 200 produkteve dhe shërbimeve të përditshme si ushqimi, veshmbathja, qiraja dhe transporti në 172 qytete në mbarë botën.

Qytetet e përfshira në studim krahasohen me qytetin bazë të Nju Jorkut, me një indeks të vendosur në 100.

Sipas indeksit të këtij viti, kostoja mesatare e jetesës në qytetet më të mëdha të botës u rrit me 8.1 për qind në vitin 2022, si pasojë e luftës në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë COVID-19.

“Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe politikave të Kinës me zero Covid kanë shkaktuar probleme të zinxhirit të furnizimit që, të kombinuara me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet e kursit të këmbimit, kanë rezultuar në një krizë të kostos së jetesës në të gjithë botën”, tha Upasana Dutt, e cila ishte përgjegjëse për udhëheqjen e hulumtimit.

Dutt shtoi se rritja mesatare e çmimeve në qytetet e analizuara është “më e forta që kemi parë në 20 vitet për të cilat kemi të dhëna dixhitale”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)