23 Prill 2024

Në vitin 2020 qeveria mblodhi 2.2 miliard, ndërkaq shpenzoi 2.3 miliard euro

Prishtinë, 7 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur publikimin e Llogarive Qeveritare të Kosovës për periudhën 2015-2020. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2020 ishin 2 205.4 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 58% të totalit të të hyrave; aktivitetet dhe detyrimet financiare (21%); ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në vitin 2020, shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 2 332.2 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (29%); kompensimi i punëtorëve (28%); formimi i kapitalit bruto (13%); konsumi i ndërmjetëm (10%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)