20 Prill 2024

Në Sibir hapet banka e parë për karburant bërthamor

Moskë, 3 dhjetor - Banka e parë ndërkombëtare për karburant bërthamor është themeluar në Sibir, në suaza të marrëveshjes që e vendosën Rusia dhe bashkësia ndërkombëtare për energji bërthamore, lajmërojnë nga Agjencia Ruse për Energji Bërthamore.

Banka e cila gjendet në rajonin e Angarskut, në Rusinë juglindore, posedon 120 tonë karburant me pasurim të ulët bërthamor, shtohet në kumtesën.

Kjo sasi është e mjaftueshme për dy mbushje të reaktorëve me fuqi të lehtë prej 1.000 megavatëve.

Marrëveshja për bankën është nënshkruar nga fundi i marsit në Vjenë, në bazë të së cilës vendet nënshkruese për mospërhapjen e armëve bërthamore mund të furnizojnë uranium me pasurim të ulët.

Vendet të cilat duan të furnizojnë karburant nga banka, së pari do të duhej t’i drejtoehn Organizatës Ndërkombëtare e cila kërkesën e tyre do t’ia dërgojë Rusisë, më pas do ta marrë karburantit dhe do t’ia dërgojë klientit.

Moska shpreson se me këtë nismë do të stabilizohet tregu i karburantit bërthamor dhe do të sigurojë furnizim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)