25 Prill 2024

Në SHBA janë mbyllur 146 banka

Washington, 18 nëntor - Rregullatorët financiarë të SHBA-së javën e kaluar mbyllën edhe tri banka, me çka numri i institucioneve të mbyllura arrin 146 prej fillimit të vitit.

Për periudhën e njëjtë në vitin 2009 janë mbyllur 123 institucione, ndërsa për tërë vitin 2009 shifra arrin 140, lajmëroi CNBC.

Numri i bankave të bankrotuara në vitin 2008 arrinte 25, ndërsa në vitin 2007 kjo shifër është trefish më e vogël, shkruan edicioni elektronik i Vedomosti.

Bankroti i bankave amerikane në vitin 2009 e kanë kushtuar shërbimin federal për sigurimin e depoziteve bankare 36 miliardë dollarë.

Përllogaritjet bëjnë të ditur se procesi i mbylljes së bankave prej vitit 2010 deri në vitin 2014 do t’i kushtojë trupat rregullatorë rreth 52 miliardë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)