18 Prill 2024

Në ngjarjen bamirëse “Meet Us Halfway” në New York, mblidhen mbi 68,000 dollarë

New York, 26 tetor - Fryma e bujarisë dhe e mbështetjes së palëkundur për nënat dhe fëmijët e Kosovës u shpalos edhe një herë në "Yale Club Grand Ballroom" në New York, SHBA, më 21 tetor 2022. Pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19, ngjarja bamirëse "Meet Us Halfway" mblodhi mbi 68,000 dollarë.

Këto fonde të dhuruara me bujari nga përkrahësit dashamirës nga fusha e biznesit, politikës dhe kulturës të diasporës shqiptare në SHBA do të përdoren për blerjen e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore për institucionet publike shëndetësore në Kosovë përmes programeve të menaxhuara nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC).

Në fjalën e saj hyrëse, znj. Elizabet Peraj, anëtare e Bordit të AMC në SHBA, theksoi misionin e AMC-së, punën dhe angazhimin e saj për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Zonja Peraj shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë të pranishmit në ngjarjen bamirëse për ngritje të fondeve dhe të gjithë ata që mbështesin kauzën e AMC-së.

Drejtori Ekzekutiv i AMC, z. Vlorian Molliqaj, theksoi se si roli i filantropisë mund të sjellë ndryshime thelbësore në Kosovë, veçanërisht në forcimin e sistemit shëndetësor.

Ai gjithashtu foli për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve në mes të komunitetit filantropik në Kosovë dhe SHBA. “Rritja e financimit ndihmon në uljen e vdekshmërisë foshnjore dhe nënave në Kosovë”, tha ai.

Në një video, AMC prezantoi arritjet e saj kryesore gjatë viteve të fundit: jetët e mijëra foshnjave të shpëtuara, falë pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve të dhuruara nga AMC për institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

Ngjarja pati një sukses të madh falë mbështetjes dhe angazhimit të palëkundur të bashkë-organizatorëve: znj. Elizabeth Peraj, Anëtare e Bordit; z. Valon Xharra, Nënkryetar i Bordit dhe z. Fadil Berisha, Mik i Fondacionit. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm dhe punën frymëzuese për nënat dhe fëmijët, z. Valon Xharra iu dorëzua çmimi '2022 Lifetime Contribution Award’.

Në këtë mbrëmje u prezantua një ankand i qetë me fustane të stilistëve kosovarë dhe bizhuteri të punuar me dorë nga artistë kosovarë.

AMC me mirënjohje të thellë falënderon Fondacionin Lukaj, Benjamin Restaurant Group, Michelle dhe Mentor Ahmeti, L & Z Properties, Benjamin Maintenance, Liberty Restoration Inc, Prima Baby, Tringa Jewelry dhe Diellza Pulatani që mbështetën këtë ngjarje si sponsorë, si dhe të gjithë individët që dhuruan për këtë kauzë bamirëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)