07 Tetor 2022

Në mbrojtje të demokracisë, politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi

Prishtinë, 25 maj - Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon debatin e parë mbi politika nën temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi” në objektin e komunës së re në Prishtinë dhe do të transmetohet live në faqen e facebookut të NDI.

Ky aktivitet organizohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

NDI gjithashtu është mirënjohëse për mbështetjen e Zyrës së Fondacionit Friedrich-Ebert në Prishtinë dhe Ambasadës së Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë në realizimin e këtyre aktiviteteve në kuadër të programit të Javës së Gruas 2022.

Debatet mbi politika janë aktivitet në kuadër të Javës së Gruas 2022 ku do të organizohen pesë debate mbi politika në pesë qendra të ndryshme rajonale: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Prizren.

Debatet mbi politika do të bashkojnë pjesëmarrës nga zona respektive për të diskutuar rreth shqetësimeve dhe lidhur me sfidat e përbashkëta me të cilat përballen komunat e tyre.

Diskutimet do të bëhen me akterët relevant në qeverisje, parti politike dhe shoqërisë civile. Debatet do të organizohen duke reflektuar temën e përgjithshme të WoW 2022 "Në mbrojtje të demokracisë: Gjithëpërfshirja ka rëndësi".

Java e Gruas (WOW) është një ngjarje vjetore në nivel vendi që mbledh në një mjedis ndëretnik, më shumë se 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe akademia, me qëllim të zgjerimit dhe forcimit të kapaciteteve të grave udhëheqëse dhe mbështetjes së tyre për marrjen e pozicioneve më të mëdha drejtuese.

Gjatë nëntë vitëve të fundit, Java e Gruas ka ofruar një platformë për debat mbi politika dhe diskutim intensiv me liderë politikë dhe zyrtarë të zgjedhur.

Kjo u mundëson pjesëmarrësve t’i mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre dhe në të njejtën kohë të mbështesin zhvillimin e shkathtësive për gratë në lidership në politikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)