16 Prill 2024

Ndahen 30 grante për organizata të shoqërisë civile nga 6 shtetet e Ballkanit

Prishtinë, 24 janar - Si pjesë e nismës rajonale “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në Bashkim Evropian”, organizata Reactor-Hulumtimi në Veprim, së bashku me partnerët e tjerë, duke përfshirë këtu Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK) kanë ndarë gjithsej 30 grante për organizata të shoqërisë civile nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht; Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mal i Zi, si dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Vlera e përgjithshme e këtyre granteve është 409.744€, kurse vlera për një grant arrin deri në 15.000€.

Grantet përfituese do të zbatohen përgjatë 18 muajve të ardhshëm dhe do të trajtojnë çështje që ndërlidhen me barazinë gjinore, si dhe avancimin e pozitës së grave në të gjitha fushat e jetës.

Organizatat rajonale që kanë përfituar nga këto grante janë:

Kosovë:

    Gruaja Hyjnore
    Qendra për Komunitetet Pakicë             
    EcoKosWomen - EKW
    Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës              
    Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)    

Bosnjë dhe Hercegovinë:

    Qendra për Mbështetjen e Organizatave "Censor"         
    Fondacioni i Grave të Bashkuara “Banja Luka”
    Fondacioni CURE
    Shoqata e Grave Rome "Një e ardhme më e mirë” e qytetit Tuzla          

Mal i Zi:

    Bashkimi i të Verbërve të Malit të Zi
    Asociacioni LGBTIQ i Malit të Zi -Queer Montenegro
    Instituti Alternativa      
    Aleanca e Grave për Zhvillim
    Asociacioni “Spectra”   
    Asociacioni i të Rinjve me Aftësi të Kufizuara të Malit të Zi

Maqedoni e Veriut:

    Komiteti për të Drejtat e Njeriut “Helsinki”      
    Glasen Tekstilec
    Finance Think  
    Koalicioni Rural
    Shoqata Humanitare “Nëna”
    Organizata e Grave të Strumicës

Serbi:

    Fondacioni ARKA          
    Asociacioni për Zhvillimin e Kreativitetit
    Nisma për të Drejta Sociale dhe Ekonomike “A 11”.      

Shqipëri:

    Së bashku për jetën
    Instituti Shqiptar për Hulumtime Ligjore dhe Territoriale- ALTRI
    Qendra e Gruas "Hapa të Lehtë"
    Në Dobi të Komunitetit
    Shoqata e Gruas në Audiovizuel - AWA
    Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim.

Mbështetja financiare e dhënë për këto organizata lokale për të drejtat e grave synon që (1) të rrisë kapaciteteve e organizatave për t’u angazhuar në mënyrë me efektive në bashkëpunimet me qeveritë, me delegacionet e Bashkimit Evropian (BE), me Përfaqësuesit Special të BE-së, si dhe me organizatat e tjera në rajon, duke ngritur vetëdijen e këtyre aktorëve mbi aspektet gjinore të procesit të anëtarësimit në BE, për rëndësinë dhe rolin e tyre në integrimin e perspektivës gjinore në këto procese; (2) të përmirësojë llogaridhënien e qeverisë dhe të delegacioneve të BE-së dhe të Përfaqësuesve Specialë të BE-së lidhur me jetësimin e zotimeve të tyre për barazi gjinore dhe të drejta të grave përgjatë këtyre proceseve.

Përfituesit e këtyre granteve u zgjodhën nga gjithsej 96 aplikantë, bazuar në kriteret e përcaktuara. Komisioni për Vlerësimin e Granteve përbëhej nga përfaqësues të organizatave partnere në këtë nismë, duke përfshirë këtu: Reactor-Hulumtimi në Veprim nga Maqedonia e Veriut, Rrjeti i Grave të Kosovës nga Kosova, Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare (AWEN) nga Shqipëria, Të Drejta për të Gjithë nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për të Drejtat e Grave nga Mali i Zi dhe Fondacioni Kvinna till Kvinna nga Suedia përmes zyrës së saj në Maqedoninë e Veriut.

Nisma “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në Bashkim Evropian” përqendrohet në rritjen e bashkëpunimit regjional ndërmjet organizatave për të drejtat e grave, hulumtimit dhe analizave gjinore për informimin e politikë-bërjes, në kuadër të avokimit të bazuar në fakte dhe mbikëqyrjen e reformave lidhur me anëtarësimin në BE. Nisma në tërësi synon avancimin e barazisë gjinore në shtetet e Ballkanit Perëndimor përmes procesit të anëtarësimit në BE.

Kjo nismë financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)