19 Prill 2024

Naim Huruglica rizegjedhet drejtor i përgjithshëm i doganave

Prishtinë, 25 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot miratoi propozimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF) që për drejtor të përgjithshëm të Doganave të Kosovës, të emërohet Naim Huruglica.

Huruglica është njëri nga udhëqësit e parë vendor të këtij institucioni pas lufte dhe po ashtu ai njihet si një nga menaxherët me të mirë të insitucioneve të Kosovës.

Në mars të këtij viti Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka shpallur konkursin për zgjedhjen e kreut të Doganave, me ç’rast konkursi kishte qenë i hapur dy javë.

Në konkurs kishin konkurruar më shumë se 10 veta, shumica prej tyre doganierë dhe më pas është krijuar lista e ngushtë me tre kandidatë pretendentë për t’u zgjedhur drejtor.

Në  listën e ngushtë paten hyre drejtorit i Doganave, Naim Huruglica, Lulzim Rafuna nga departamenti ligjor i Doganave dhe Bajram Rexha nga departamenti i kufijve në Dogana.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)