28 Mars 2024

MPMS nuk e dërgoi Ligjin e Punës në Parlamenti ashtu si premtoi

Prishtinë, 16 mars - Ligji i Punës i cili edhe është ligji bazik i mbrojtjes dhe i të drejtave të punëmarrësit dhe punëdhënësit, duke qënë se që nga viti 2004 nuk ka arritur të miratohet në Kuvendin e Kosovë, ka lënë punëtorët pa mbrojtje institucionale.

Rita Hajzeraj - Beqaj, deputete dhe nënkryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqënie Sociale pranë Kuvendi ke deklaruar se Ligji i Punës, që nga viti 2004, është kthyer 6 herë ngapër rihartim dhe plotësimin e disa amendamenteve, për shkak të, siç është thënë, implikimeve buxhetore. Ndërsa, nga korriku i vitit 2008, projektligji është hequr nga agjenda e Kuvendit me të njëjtin arsyetim. 

"Kemi patur premtimin nga Ministria e Mirëqënies Sociale se ky ligj do te vijë në fillim të këtij muaji në Parlamentin e Kosovës , por një gjë e tillë nuk ndodhi. Po e shihni pra, edhe një herë, se premtimi i kësaj qeverie për sjelljen e ligjit të punës në këtë fillim muaji, nuk u realizua", ka thënë Hajzeraj.

Aleanca Kosova e Re sipas saj është tejet e shqetësuar me këtë gjendje dhe kërkon nga qeveria e Kosovës, konkretisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale, që sa më shpejt këtë ligj ta sjellin në Parlamentin e Kosovës, sepse ky është detyrim i qeverisë që ligji (i punë) të punohet dhe po ashtu të miratohet nga parlamenti dhe pastaj të fillojë implementimi i tij .

Ajo ka thënë së është absurde që institucionet e vendit tonë, ende nuk kanë arritur ta miratojnë Ligjin e Punës, i cili duhet t’i rregullojë marrëdhëniet në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit. 

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë po shkelen në mënyrë drastike, posaçërisht në sektorin privat, ku përafërsisht janë të punësuar mbi 250 mijë punëtorë.
 
"Në atë sektor, punëtori nuk ka kontratë pune, nuk ka orar pune, nuk ka mbrojtje në punë, nuk ka mbrojtje shëndetësore dhe mos të them për stërzgjatjen e orarit të punës; pastaj, mospagesa e punës jashtë orarit, puna e natës e shumë e shumë probleme që ka në këtë sektor. Çka është më e keqja, nga mosmiratimi i këtij ligji, dëmtohet edhe buxheti në mosmbledhjen e tatimit , zvogëlimi i natalitetit e shumë e shumë pasoja të tjera."

Hajzeraj ka shtuar: Nuk besoj se zvarritja e miratimit të ligjit  ndodh për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Arsyeja  është mungesa e vullnetit politik që të miratohet ky ligj dhe neglizhenca e vazhdueshme e institucioneve tona.
 
Sipas saj nuk mund të ketë arsyetim rreth mjeteve, sepse ky ligj duhet të punohet mirë dhe të kërkohen  forma për implementimin e tij. Më mirë është të miratohet si ligj dhe zbatimi i tij të jetë i pjesshëm, sesa të mos kemi fare ligj e të punojmë me një rregullore të UNMIK-ut.

"Ne mendojmë se nëse ky ligj do të miratohej pjesë-pjesë atëherë në 5 vitet e ardhshme do të arrinim që ta implementonim në  tërësi  e jo të neglishohet kjo çështje aq madhore dhe akute për të drejtat elementare të punëtorvë në vendin e punës e tyre!"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)