18 Prill 2024

MPMS nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me RAS-in

Prishtinë, 20 maj - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq, në kabinetin e tij ka zhvilluar një takim pune me Enzo Longobardi- Shef i RAS- Restoring Ancient Stabiae Foundation- me ç’rast ka bërë nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit për partneritetin në fushën e trajnimeve, shkëmbimit të përvojave të punës, nxitjes së punësimit si dhe fushat tjera sociale.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ka qenë edhe aktiviteti i përbashkët në krijimin e kushteve sa më të favorshme për mundësinë e punësimit të të rinjve Kosovar në Itali, duke pasur parasysh se çdo vit Italia punëson një numër të madh të punëtoreve nga vende të ndryshme të botës.

Në ketë kontekst, do të organizohen trajnime për punëkërkuesit Kosovar të cilët janë të interesuar për pune sezonale ne Itali, ku agrikultura bashkë me turizmin dhe ndërtimin është sektori më me shumë mundësi punësimi.

Në të njëjtën kohë do tu ofrohet mundësi të rinjve të cilët sapo kanë përfunduar shkollimin, të shkëmbejnë përvoja punuese në kompani të ndryshme në Itali, në fushën e turizmit, arkitekturës, arkeologjisë si dhe shume fushave të tjera të cila do të kontribuojnë në ngritjen profesionale si dhe zhvillimin social të të rinjve Kosovar.

Ministri Rashiq më tej siguroi edhe njëherë se MPMS do t’i përmbush pergjegjesite e dalura nga kjo marrëveshje duke synuar kështu një bashkëpunim edhe më të mirë dhe më efikas në të ardhmen me RAS Foundation si dhe me cilindo institucion tjetër që kanë synime dhe projekte të përbashkëta në të mire të qytetarëve Kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)