24 Prill 2024

Mosmarrëveshjet bankare Slloveni -Kroaci

Zagreb, 18 tetor - Kroacia ka pranuar ta kalojë për shqyrtim çështjen e Bankës së Lubjanës në Bankën për rregullimin e çështjeve ndërkombëtare (BIS) në Bazel. Kurse pala sllovene do të heqë dorë nga bllokimi antarësimit të Kroacisë në BE.

Kroacia ka refuzuar për gati një dekadë që çështja e borxhit të  Bankës së Lubjanës ndaj depozituesve kroatë, të zgjidhet në Bazel. Qëndrimi i Zagrebit zyrtar ishte se kursimet e vjetra në valuta të huaja janë çështje e marrëdhënieve private-juridike në mes të bankave dhe klientëve, ndërsa Sllovenia këmbëngulte në tezën se kjo është një çështje e procesit të trashëgimisë.

Vendimi i qeverisë nuk përjashton të drejtën private të qytetarëve që  të padisin për shembull bankën, që në mënyrë individuale të kthejnë borxhin e tyre, por e tëra kjo duhet të ndodhë para se të arrihet një marrëveshje në mes të Zagrebit dhe Lubjanës, thonë ekspertët e ekonomisë.

Vendimi i qeverisë, i cili pasoi pas një pune disa mujore diplomatike mes Kroacisë dhe Sllovenisë ka marrë dritën jeshile edhe Banka Popullore e Kroacisë, falendëroi kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor.

"Ajo është arritur në pajtim me guvernatorin Zheljko Rohatinski dhe Banka Popullore e Kroacisë është e pajtimit me këtë vendim të qeverisë."

Kosor theksoi se arritja e pajtueshmërisë së Bankës Popullore të Kroacisë ka për qëllim që ajo mos të kundërshtojë futjen e bankës së Re të Lubjanës (Nova Lublanska Banka) në Kroaci. Banka Popullore e Kroacisë ka kundërshtuar futjen e NLB-së në tregun kroat përderisa mos të jetë shlyerë borxhi ndaj qytetarëve kroatë që kapin shumën prej 160 milionë eurove.

Hapja e derës për Bankën e re të Lubjanës ka qenë padyshim kushti slloven për zhbllokimin  e kapitullit të katërt të negociatave mes Kroacisë dhe BE-së për levizjen e lirë të kapitalit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)