28 Mars 2024

Mos kthimi i parave të privatizimit dhe Trurstit e rëndon ekonominë

Prishtinë, 26 maj - Zevendeskryetares se Aleances Kosova e Re (AKR), Mimoza Kusari - Lila ka deklaruar se debati në mes të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bankës Qendrore të Kosovës, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe përfaqësuesve civil ndërkombetar në Kosovë, është më tepër një show mediatik dhe një folk politik se sa një qasje konstruktive për zgjidhjen e një problemi që e rëndon ekonominë e Kosovës.

"Ligjet në fuqi, e detyrojnë Bankën Qendrore të Kosovës të raportojë  tek Qeveria, Parlamenti dhe konkretisht tek Ministria e Ekonomisë dhe Finacave për pagesat, bankat dhe financat dhe të shërbejë si këshillues për çështje financiare për MEF (neni 6, pika d, ligji mbi Banken Qendrore të Kosovës). Në këtë rast, përse Ministri Shala nuk e laboron mundesinë e kthimit të mjeteve në formën ligjore, por përmes letrave publike? Konsiderojmë se kjo sjellje e Ministrit ka vetëm qëllimin populist se ai dhe Qeveria e Kosovës i dëshirojnë mjetet, por dikush tjetër i ndal", ka theksuar Kusari - Lila.
Nëse kjo Qeveri është interesuar të zgjidhë problemet e ekonomisë, atëherë sipas saj le të fillojnë prej aty ku munden dhe kanë zgjidhje me të lehtë:
Ajo ka thënë të mos vonohen kontratat nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për ndërmarrjet e shitura. "Kryetari i Bordit le të jetë më i përgjegjshëm për kamatat që i paguajnë kompanitë tek bankat si pasojë e vonesave të medha nga agjencia.'
Zbatimi i kontratave biznesore. Si pasojë e sundimit të dobët të ligjit, Kosova gjendet në vendin e 157-të për zbatimin e kontratës nga raporti i BB.
Të mbrojmë investitorët, Kosova gjendet në vendin e 172-të  (183 total)  për mbrojtjen e investitorëve vendorë dhe ndërkombetarë.
Shkurtojnë procedurat e doganimit ku Kosova jo vetëm që është vendi me i shtrenjtë për të eksportuar, por është edhe më i gjati në ditët dhe procedurat administrative.
Qeveria dhe MEF të krijojnë mekanizmat për tregun e kapitalit dhe tregun e letrave me vlerë në mënyrë që të ketë hapësirë dhe mundësi për ti investuar mjetet të cilat investohen jashtë.
Problemi i ekonomisë së Kosovës nuk është vetëm mungesa e keshit në ekonomi, por janë edhe mungesat e strategjisë afatgjatë, funksionaliteti institucional dhe mosprioritizimi nga ana e Qeverisë së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)