11 Gusht 2022

Moody's: Ekonomitë e mëdha, të sigurta për momentin

SHBA, 16 mars - Agjencia Moody Investors Service që merret me analiza për ekonominë ka publikuar një studim, sipas të cilit 4 ekonomitë më të mëdha të botës do të jenë në gjendje ta ruajnë kreditin e mirë por rreziqet po shtohen, për shkak të rritjes së borxhit.

Në një raport tre-mujor të publikuar sot, agjencia thotë se SHBA, Gjermania, Franca dhe Britania kanë shanse të mira për të ruajtur vlerësimin e tanishëm si vende me gjendje të mirë krediti, sepse niveli i pagesave të interesit ndaj të ardhurave buxhetore vazhdon të jetë nën kontroll.

Por agjencia thotë se këto vende mund të përballen me sfida të mëdha, madje paralajmërojnë se mund të përsojnë rënie nëse vazhdojnë të marrin borxhe të mëdha në përpjekje për të stimuluar ekonomitë apo nëse bankat qëndrore ngrenë interesin.

Në studim thuhet se SHBA dhe Britania janë më të rrezikuarat përsa i përket vlerësimit në aspektin e kreditit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)