23 Prill 2024

Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, bashkë në inspekcion

Mitrovicë, 29 prill - Kryetarët e komunave Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, Avni Kastrati, Sami Lushtaku e Bajram Mulaku, kanë nënshkruar të enjten një memorandum bashkëpunimi në fushën e inspekcionit, me qëllim të bashkërendimit të punëve në këtë fushë ndërmjet të tri komunave.

Këtë memorandum, të cilin e ka mbështetur EULOG-u, përkrahja e qeverisjes komunale nga Bashkimi Evropian, kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të tri komunat.

Ai ka thënë se bashkëpunimi rajonal në fushën e inspekcioneve do të përfitojnë qytetarët. Poashtu edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka theksuar se fusha e inspekcionit është shumë e rëndësishme për çdo komunë.

Sipas tij, avancimi i punës në këtë aspekt duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërmjet komunave do të ndihmoj rritjen e efikasitetit të qeverisjes së mirë.

Ndërsa, Xhejms But, nga EULOG-u, e ka përshëndetur nënshkrimin e këtij memorandumi dhe ka thënë se kjo është një formë shumë e mirë e bashkëpunimit ndërmjet komunave. Ai ka shprehur bindjen në suksesin e bashkëpunimit në fushën e inspekcionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)