25 Prill 2024

Mitrovicë, nis shërbimi online për çertifikata

Mitrovicë, 18 maj - Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Zyra e Ofiqarisë që funksionon në kuadër të Drejtorisë për Administratë dhe Personel, ka filluar shërbimin online për certifikata të ndryshme personale. Drejtori i kësaj drejtorie, Abdullah Bejtullahu, tha se qytetarët mund të aplikojnë online për çertifikata të lindjes, jetës, vdekjes, martesës, shtetësisë, vendbanimit, lidhjes martesore, bashkësisë familjare dhe statusit martesor.

Ai tha se tashmë dy qytetarë kanë aplikuar online dhe pritet që ky numër të rritet, meqë kjo është një formë që shkurton procedurat dhe pritjet e qytetarëve. Bejtullahu theksoi se aplikantët marrin përgjigje brenda ditës për kërkesat e tyre.  

Ai sqaron se qytetarët që aplikojnë online për të marrë një çertifikatë, duhet që të plotësojnë të gjitha fushat e kërkuara në formularin e paraqitur në ëebfaqen e komunës http://kk.rks-gov.net/mitrovice/. Mandej pasi të plotësohen të gjitha fushat e kërkuara duhet të shtypet butoni - Apliko - i cili gjendet në fund të faqes.

“Në e-mailin tuaj, të dhënë gjatë regjistrimit për shërbimet komunale, do të vijë një e-mail, i cili do të ju informoj për kërkesën e paraqitur dhe për procedurat që duhet të ndiqni deri në marrjen e certifikatës në zyret e ofiqarisë”.

Drejtori Bejtullahu tha se shërbimet online të gjendjes civile mund t`i kryejnë vetëm  ata qytetarë, të cilët janë të regjistruar në regjistrat e gjendjes civile dhe programin e gjendjes civile. “Qytetarët tjerë, të cilët nuk janë të regjistruar, do të informohen përmes një e-maili dhe pastaj ata duhet t’i vizitojnë zyrat përkatëse të gjendjes civile në komunë apo zyrat komunale në lokalitetet e tyre, për t`u njoftuar për procedurat për regjistrim në regjistrat dhe programin e gjendjes civile”. 

Në ndërkohë ai njoftoi se edhe projekti për ripërtrirjen e Librave Amë që ka nisur vitin e kaluar, meqë të vjetrat ishin marrë nga regjimi serb,  është duke shkuar mirë dhe deri me tani janë regjistruar rreth 30 për qind e popullatës.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)