29 Mars 2024

Mitrovicë, nis projekti për rregullimin e objektit komunal

Mitrovicë, 5 korrik - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës pasi i kanë njoftuar edhe me shkrim zyrtarët e UNMIK-ut, OSBE-së dhe UNHCR-së në Mitrovicë për vendimin e Kuvendit të Komunës për largimin e rrethojave përreth objekteve ku janë të vendosura këto institucione në këtë qytet, kanë nisur një projekt për rregullimin e oborrit dhe objektit komunal, ku parashihet gjithashtu edhe largimi i rrethojave.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se këto rrethoja në këto institucione janë duke prishur imazhin e këtij qyteti, andaj duhet të largohen.

Sipas tij, ekzistimi i këtyre rrethojave dhe mureve sikur që është ai përreth selisë së UNMIK-ut në qendër të qytetit krijon përshtypjen e një vendi me regjim ushtarak.

"Për largimin e rrethojave që janë përreth këtyre institucioneve është marrë vendim edhe nga Kuvendi i Komunës.

Në këtë kontekst ne duke dashur që të japim shembullin në këtë drejtim kemi nisur një projekt për rregullimin e hapësirës përreth objektit komunal".

Ai sqaroi se përveç projektit që ka të bëj me rregullimin e hapësirës përreth objektit komunal, do të realizohet edhe projekti për rregullimin e hapësirave publike duke filluar nga sheshi "Adem Jashari" e deri te sheshi "Isë Boletini".

Në anën tjetër, Mehdi Bala, drejtor për Urbanizëm në Mitrovicë, lidhur me projektin që ka filluar të realizohet përreth objektit komunal, thotë se brenda oborrit nuk do të lejohen automjete, përveç asaj të kryetarit dhe diplomatëve të lartë.

Ai sqaroi se tashmë është rregulluar parkingu në afërsi të objektit komunal për automjetet zyrtare. Poashtu ai tha se do të largohen rrethojat që janë përreth komunës dhe hapësira do të gjelbërohet.

"Përveç rregullimit të oborrit, do të rinovohet edhe objekti komunal", tha ai, duke sqaruar se për këto projekte do të investohen rreth 200 mijë euro nga buxheti vetanak dhe Ministria e Pushtetit Lokal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)