16 Gusht 2022

Mitrovicasit ankohen për mungesë të ujit

Mitrovicë, 15 qershor -Drejtuesit e komunës së Mitrovicës kanë mbajtur të martën një takim me përfaqësuesit e kompanive publike, si ata të Ujësjellësit, mandej Brigadës së Zjarrfikësve, policinë etj, në mënyrë që të koordinohen për t’u përballur më lehtë me problemet si zjarret dhe mungesa e ujit të pijshëm.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, ka thënë se bashkëpunimi është forma më e mirë për t’u përballur me këto probleme, në këtë sezon të nxehtë. “Tashmë kanë nisur ankesat e qytetarëve për mungesë të ujit në lagje të ndryshme të qytetit. Poashtu edhe rreziku nga zjarret në këtë kohë është i madh, andaj duhet bashkërisht të bëjmë një plan veprimi”, tha ai.

Ndërsa Behxhet Bala, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunë, tha se bashkërisht me drejtuesit e ndërmarrjeve publike duhet të identifikohen sfidat kryesore, lagjet që kanë probleme me të mëdha sa i përket furnizimit më ujë të pijes, mandej zonat që zakonisht janë përballur me zjarre etj. Ai poashtu ka theksuar se do të fillohet edhe me një fushatë vetëdijesimi për qytetarët. 

Drejtori Bala ka marrë përkrahjen e drejtuesve të Ujësjellësit, Brigadës së Zjarrfikësve, policisë dhe të tjerëve që bashkërisht të marrin masa për rritjen e angazhimit për furnizim me ujë dhe për parandalimin e zjarreve. Në këtë kontekst është përmendur edhe ashpërsimi i masave ndaj keqpërdoruesve të ujit, për çka do të angazhohen të gjithë që të ndihmojnë në këtë drejtim.

Lidhur me problemet sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, drejtori i Ujësjellësit Rajonal në Mitrovicë, Faruk Hajrizi, tha se uji është duke u keqpërdorur më të madhe. Ai theksoi se gjatë këtyre ditëve janë duke u prodhuar 620 litra ujë në sekondë, që është mbi kapacitetin e fabrikës së ujit. “Para disa javësh nuk ka pasur probleme sa i përket furnizimit me ujë, ndërsa tani shihet se është rritur numri i atyre që keqpërdorin ujin e ujësjellësit për ujitje të arave etj”.

Drejtori Hajrizi tha se janë duke u marrë të gjitha masat që qytetarët të furnizohen me ujë. Ndërsa sqaroi se në disa lagje të qytetit, problemet janë më të mëdha për shkak të problemeve teknike, për çka vazhdimisht është duke u punuar në sanimin e tyre. 

Edhe Kadri Istrefi, drejtor teknik në Ujësjellësin rajonal, ka sqaruar se javëve të fundit uji është duke u keqpërdorur më të madhe. Ai tha se për t’u përballur me këtë problem nevojitet edhe përkrahja e policisë në terren. “Nëse vetëm 20 ose 30 për qind e keqpërdorimit të ujit të ndërpritej, atëherë qytetarët  do të kishin ujë të mjaftueshëm”.

Në anën tjetër, Tahir Mikullovci, komandat i Brigadës së Zjarrfikësve, tha se atyre ju duhet ndihmë meqë kanë probleme me automjetet, të cilat janë shumë të vjetruara. 

Ndërsa Avni Zaiti, nga Njësia e Policisë në Bashkësi, tha se ata janë të gatshëm që të asistojnë sa herë që ka nevojë dhe kërkohet ndihma e tyre.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)