23 Prill 2024

Mitrovica dikuton rregullimin e hapësirës rreth lumit Lushta

Mitrovicë, 1 korrrik - Të enjten është mbajtur edhe një punëtori e radhës me qytetarë që jetojnë përreth lumit “Lushta” në Mitrovicë me qëllim që atyre t’u jepet mundësi që të përfshihen në hartimin e projektit për rregullimin e hapësirës përreth këtij lumi, që është një ndër zonat më të dendura me popullatë në qytet. Zyrtarët komunalë me ndihmën e UN-Habitatit janë duke përgatitur këtë projekt me qëllim të krijimit të një zone ku do të ketë lëvizje më të lehtë të këmbësorëve dhe veturave, mandej hapësira të gjelbëruara etj.

Fadil Dalipi, ekspert në UN-Habitatit, theksoi se me realizimin e  këtij projekti do të krijohet një zonë shumë e pastër dhe me kushte të mira për qarkullim. Parashihet edhe  një rrethrrotullim me diametër prej 30 metrash, mandej shtegu për këmbësor, pjerrinat etj.

Ndërsa Drita Nushi, zyrtare në UN-Habitat, ka sqaruar se me rëndësi shumë të madhe është evitimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumë me krijimin e kanalit të veçantë skaj shtratit të lumit. "Kjo do të krijojë kushte për pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumit në këtë pjesë, përgjatë të cilit më pas do krijohet korridor i gjelbër".

Mehdi Bala, drejtor i urbanizimit, tha se projekti është në fazën e përpilimit dhe ai do të përfshij hapësirën përreth lumit Lushtë nga stadiumi në Bair deri në udhëkryqin ku lumi Lushtë është mbuluar. Sipas tij, kjo zonë paraqet potencial të fuqishëm për krijimin e një korridori të gjelbër dhe rregullimit të kësaj zone, që jo vetëm do ishte funksionale për banorët e ndërtesave përreth, por edhe do shtonte bukuritë e qytetit.

Projekti parasheh rregullimin e njërit breg të lumit Lushta, krijimin e hapësirave të gjelbërta, krijimin e shtegut për këmbësore, shtegun dhe pjerrinat për persona me aftësi të kufizuar dhe rregullimin e trafikut me rrethrrotullim në udhëkryqin te ndërtesa e "Bajskalive"".

Sipas tij, për të patur parametrat e nevojshëm për qarkullimin e automjeteve, njerëzve dhe nevojat tjera nxënësit e shkollës teknike për shumë ditë kanë numëruar automjetet që qarkullojnë në këtë pjesë brenda ditës duke theksuar se në ditët e zakonshme aty frekuentojnë deri 19 mijë automjete, ndërsa ditëve të tregut edhe 21 mijë, gjë që ka kushtëzuar krijimin e rrethrrotullimit me të gjithë sinjalizimin horizontal dhe vertikal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)