28 Mars 2024

Miratohet vendimi për aplikim në asistencën teknike të WBIF

Prishtinë, 20 gusht - Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  është mbajtur mbledhja e pestë e Komisionit për Planifikim Strategjik.

Në këtë mbledhje është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për aplikim në kuadër të rundit 26-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), për masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat.

Me këtë rast, Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se përgjegjësia e Komisionit për Planifikim Strategjik është drejtimi i procesit të Kornizës Kombëtare të Planifikimit dhe Menaxhimit Strategjik në Kosovë, ku mes tjerash ka përgjegjësi edhe shqyrtimin e prioriteteve për investime publike, listën e prioriteteve infrastrukturore dhe aplikacioneve për projekte.  

“Propozimi i sotëm për shqyrtim dhe miratim nga ana jonë, është projekti ‘Masat e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe privat’."

"Ky projekt propozim nuk është në Listën Prioritare të Projekteve Infrastrukturore, mirëpo në bazë të diskutimeve të Departamentit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, konsiderohet i arsyeshëm për aplikim për financim në kuadër të rundit të 26-të për asistencë teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF)”, u shpreh kryeministri Kurti në fjalën e tij.
 
Zyra e Kryeministrit obligohet për të koordinuar procesin e finalizimit dhe dorëzimit të aplikacionit me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me kriteret dhe metodologjinë e përcaktuar në kuadër të thirrjes për aplikime në rundin 26-të të asistencës teknike dhe rundin 6-të të granteve investuese të WBIF.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)