19 Prill 2024

MINT e fokusuar për nxitjen e investimeve dhe zhvillim ekonomik

Prishtinë, 8 shtator - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është e shqetësuar nga botimi i lajmeve të pasakta për gjoja bllokimin e investimeve strategjike, ndërkohë që po punon me përpikëri për të zbatuar ligjin dhe për të nxitur zhvillimin e vendit.

Ligji për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës, i miratuar më 2017, përcakton kriteret që një projekt investiv duhet të plotësojë për të fituar statusin investim strategjik.

Kriteret përfshijnë aftësinë financiare për të realizuar investimin, pajtueshmërinë me standardet mjedisore sipas legjislacionin vendor dhe evropian, si dhe përputhshmërinë me kushtetutën dhe me detyrimet nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Si kryesuese e Komisionit Ndërministror për Investimet Strategjike, ministrja Rozeta Hajdari bart detyrën kryesore për të siguruar se projektet e miratuara janë në përputhje me kriteret e lartpërmendura.

Me qëllim të zbatimit të ligjit, dhe pas konsultimeve të hollësishme me shërbimin ligjor qeveritar, ministrja Hajdari ka njoftuar Komisionin Ndërministror rreth disa projekteve për të cilat ka dyshime të bazuara se nuk përmbushin kriteret ligjore.

Asnjë nga projektet e diskutuara nuk kanë filluar të implementohen.

Ministrja Hajdari nuk ka paragjykuar epilogun e projekteve, ndonëse deri tani ka pasur reagime nga kryetarë të komunave të ndryshme, që si anëtarë të Komisionit Ndërministror kanë kundërshtuar ose kanë përkrahur projekte të veçanta, që propozohet të realizohen në komunat e tyre.
Asnje nga projektet e diksutuatr

Botimi i lajmeve të pasakta dhe i fragmenteve nga diskutimet e brendshme në mes anëtarëve të Komisionit Ndërministror tani nuk i ndihmon zbatimit të ligjit dhe trajtimit të duhur të projekteve investive. Dokumentet dhe të dhënat për punën e Komisionit janë madje konfidenciale.

MINT rikujton se, sipas ligjit, Qeveria duhet të marrë vendime sipas parimeve dhe kritereve ligjore dhe t’i arsyetojë vendimet e veta lidhur me investimet strategjike. Institucionet në veçanti duhet të respektojnë “parimet [e] konkurrencës së lirë dhe trajtimit të barabartë, parimit të mosdiskriminimit, të transparencës, proporcionalitetit dhe respektit reciprok”.

MINT, Komisioni Ndërministror, si dhe vetë Qeveria do të veprojnë në përputhje të plotë me këto parime dhe me legjislacionin në fuqi në çështjet e investimeve strategjike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)