02 Shkurt 2023

Ministrja Tahiri takoi sindikalistët e shërbimit civil

Prishtinë, 7 prill - Ministrja Edita Tahiri ka pritur në takim delegacionin e Sindikatës së Shërbimit Civil dhe Sindikatës së Administratës Publike, me ç’rast u bisedua rreth çështjeve që janë adresuar nga ana e këtyre sindikatave për institucionet qeveritare.

Përfaqësuesit sindikal kanë shprehur shqetësimin e tyre se ndërrimi i ministrit në Ministrinë e Administratës Publike, do të mund të ndikonte në mos realizimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Sindikatave në njërën anë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht MAP-së dhe MEF-it, në anën tjetër.

Ministrja Edita Tahiri ka mirëkuptuar shqetësimin e tyre dhe i ka siguruar se ajo ka  vullnetin  politik për të realizuar një dokument të tillë siç është Memorandumi i Mirëkuptimit mes Qeverisë dhe Sindikalistëve të Shërbimit Civil.

Më tej, ministrja e MAP-së ka theksuar faktin se kjo çështje do të adresohet në bashkëpunim me aktorët tjerë relevant që kanë të bëjnë me përgjegjësinë për realizmin e kërkesave që dalin nga ky Memorandum, në mënyrë që kërkesat që dalin nga kjo marrëveshje dhe njëkohësisht obligim i përbashkët mes Qeverisë dhe sindikalistëve të shërbimit civil të trajtohen me prioritet.

“Ne do të shqyrtojmë gjithë alternativat e mundshme për të gjetur zgjidhjen më të mirë për realizimin këtij Memorandumi”. Për këtë çështje preokupimin e tij e ka shprehur edhe ish ministri Bajrami, në takimin e dorëzimit të detyrës, si një nga çështjet që meriton vëmendje dhe përkushtim të veçantë, ka shtuar ministrja Edita Tahiri.

Po ashtu ministrja e MAP-së ka shprehur gatishmërinë e saj për takime të rregullta me sindikalistët e administratës shtetërore, në mënyrë që në vazhdimësi të trajtohen kërkesat dhe nevojat e dyanshme, gjithmonë duke pasur parasysh, interesin e punëtorëve dhe interesin nacional, si pika të rëndësishme të mirëqenies dhe funksionimit efikas të shtetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)