11 Gusht 2022

Ministri Shala , takoi homologun e tij malazez, Branko Vujovič

Podgoricë, 17 mars - Një delegacion i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala po qëndron në vizitë zyrtare në Podgoricë.

Gjatë kësaj vizitë Ministri Shala së bashku me bashkëpunëtorët e tij u takua me homologun e tij, Ministrin e Ekonomisë dhe Republikës së Malit të Zi, Branko Vujovič, ku u diskutua për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast Ministri Shala, falënderoi homologun e tij për mbështetjen e Republikës së Malit të Zi, sidomos me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën  Botërore dhe gjithashtu kërkoj mbështetje edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe në Bankën për Zhvillim në Këshillin e Evropës.

Ndërsa , Ministri Vujovič, siguroi Ministrin Shala për mbështetje të vazhdueshme të Republikës së Malit të Zi edhe në të ardhmen.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave në fushën e privatizimit, turizmit, energjisë si dhe për mundësinë e heqjes së taksës së dyfishtë për të dy vendet dhe gjithashtu Ministri Shala kërkoi që të fillojnë përgatitjet për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik.

Në fund  të këtij takimi Ministri Ahmet Shala shfrytëzoi rastin që të ju bëjë thirrje të gjitha bizneseve në të  Malit të Zi që të investojnë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)