19 Prill 2024

Ministri Shala takoi Daniel Rosenblum

Washington, 22 korrik - Në vazhdën e takimeve në SHBA, ministri Shala është pritur në Departamentin e Shtetit nga Daniel Rosenblum, koordinator i projekteve për Evropë dhe Euro-Azi si dhe nga znj. Jennifer Brush, zv. asistente/sekretare Sekretare për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Gjatë  këtyre takimeve u diskutua për  zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe të financave.

Ministri Shala i informoj zyrtarët e lartë amerikan rreth progresit në Kosovë, sidomos për sferën e bashkëpunimit me Institucionet Financiare Ndërkombëtare.

Në këtë kontekst përmendi përmbushjen e parakushteve për  një afat rekord nga institucionet e Kosovës për të hyrë në program me FMN-në si dhe domosdoshmërinë për të punuar ngushtë edhe me Komisionin Evropian dhe Bankën Botërore për të realizuar transferimin e mjeteve të zotuara si ndihmë për buxhetin e Kosovës.

Ministri Shala i njoftoj zyrtarët e lartë amerikanë për  mundësitë e mëdha që ofron  Kosova për investime, sidomos në sektorët strategjik të ekonomisë në të cilët edhe kompanitë Amerikane mund të kenë interes për të investuar.

Edhe në këto takime u konfirmua vazhdimi i mbështetjes së SHBA-ve për Kosovën në projekte të ndryshme zhvillimore si dhe në sektorët në të cilët Departamenti i Shtetit do ta përkrahë Kosovën si në sektorin e sektori  energjisë, minierave, bujqësisë dhe nëne zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik.

Gjatë ditës së sotme ministri Shala pritet të takohet edhe me  Drejtorin Ekzekutiv të SHBA-ve në Bordin e FMN-së, Meg Lundsager, ndërsa  nesër do të takohet me Drejtorin Ekzekutiv të SHBA-ve në Bordin e Bankës Botërore Ian Solomon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)