Ministri Shala nesër në Mal të Zi
Prishtinë, 16 mars - Një delegacion i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, do të udhëtojnë nesër për në Republikën e Malit të Zi.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Shala së bashku me bashkëpunëtorët e tij pritet të takohen me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Financave të Republikës së Malit Zi, Igor Lukič, dhe përfaqësues të tjerë të shtetit të Malit të Zi.
Me këtë rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi mbi bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke në çështjet doganore.