18 Prill 2024

Ministri Shala në takimet pranverore të FMN-sё dhe BB

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe Guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që  do të mbahen më 22 – 25 prill në Uashington DC .

Gjatë kësaj vizitë Ministri, Ahmet Shala do të takohet me Drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar,  Dominique Strauss-Kahn  dhe me Presidentin e Bankës Botërore, Robert Zoellick.

Ministri Shala, do të takohet edhe me përfaqësues të State Departamentit si dhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme.

Gjatë kësaj vizite do të organizohet nje takim edhe me përfaqësues të lobit shqiptarë në SHBA.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)