25 Prill 2024

Ministri Shala lobon për anëtarësimin e Kosovës në BERZH

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala ka përmbyllur me sukses vizitën e tij në Mbledhjen Vjetore të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) që u mbajt në Zagreb të Kroacisë.

Ministri Shala gjatë zhvillimit të punimeve të mbledhjes vjetore të BERZH-it ka pasur takime të rëndësishme me ministrat e financave të vendeve të rajonit dhe të Evropës.

Ministri Shala ka takuar po ashtu në takime të ndara shumë drejtorë ekzekutivë të shteteve anëtare të BERZH-it me synimin e sigurimit të mbështetjes së mjaftueshme për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm financiar ndërkombëtar.

Në këto takime, Ministri Shala ka shprehur nevojën urgjente të Kosovës për tu anëtarësuar në këtë mekanizëm të rëndësishëm financiar ndërkombëtar dhe ka kërkuar mbështetjen e vendeve anëtarëve për Kosovën.

Po ashtu, Ministri Shala ka zhvilluar takime me autoritetet amerikane, përkatësisht me Christopher Smart, zv. Sekretar i Thesarit Amerikan, i cili është shoqëruar nga zyrtarë të State Departamentit Amerikan, me zv.presidentin e Bankës Evropiane për Investime Dario Scannapieco si dhe zyrtare të Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)