23 Shtator 2021

Ministri Murati zotohet për koordinim me sektorin privat për çështjet fiskale

Prishtinë, 14 korrik - Vazhdimi i masave të përkrahjes në kuadër të pakos së re të ringjalljes ekonomike për ndërmarrjet e goditura nga pandemia COVID19, rishikimi i mundshëm i politikave tatimore dhe luftimi i ekonomisë joformale ishin çështjet kryesore të diskutuara sot në forumin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Ministri Hekuran Murati tha se çfarëdo rishikimi i politikave tatimore do të bëhet në koordinim të ngushtë me sektorin privat, ndërsa një vendim i mundshëm do të pasojë një analizë të thukët të të gjithë sektorëve të ekonomisë.

Në këtë aspekt Ministri Murati tha se Ministria është duke bërë përpjekje që të ketë një pasqyrë të qartë të ekonomisë në Kosovë, në mënyrë që të lansohet një fushatë formalizimi për të gjithë sektorët. Në këtë mënyrë, Ministria do te mundohet të shqyrtojë kërkesat dhe nevojat e bizneseve dhe në afat të gjatë të bëjë ndërhyrje aty ku është e nevojshme. Ministri theksoi se politikat tatimore në Kosovë janë të konsoliduara mirë por megjithatë ka disa hapësira të cilat kërkojnë rregullim e të cilat mund të ndikojnë edhe në rritjen e mbledhjes së të hyrave buxhetore.

Ministria do të sigurojë një ambient të favorshëm për të bërë biznes dhe për investime ne vend, sepse siç theksoi Ministri Murati, Qeveria duhet të jetë në shërbim të sektorit privat dhe të shoqërisë në përgjithësi. Ai sqaroi edhe për planet e Ministrisë për zbatimin e masave përkrahëse në kuadër të pakos së re të ringjalljes ekonomike të paralajmëruar nga Qeveria, e sidomos për sektorin e prodhimit.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkoi nga Ministri Murati që të shmanget mundësia e vendosjes së tatimeve të reja ose rritjes së normave ekzistuese tatimore, derisa ekziston mundësi reale nga mbledhja e më shumë të hyrave buxhetore përmes luftimit të ekonomisë joformale.

Përfaqësuesit e ndërmarrjeve të sektorit privat shprehën shqetësimet e tyre lidhur me praninë e lartë të aktiviteteve joformale, si dhe të nevojës për rritje të integritetit dhe llogaridhënies brenda institucioneve tatimmbledhëse në vend.
--

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)