01 Dhjetor 2022

Ministri Beqaj do të udhëtoj më 24 maj për në Bruksel

Prishtinë , 21 maj - Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj do të udhëtoj më 24 maj për në Bruksel ku me 25 dhe 26 maj do të ketë takime në Komisionin Evropian.

Gjatë qëndrimit dyditorë në selinë e Komisionit Evropian ministri Beqaj do të ketë takim me komisionarin për zgjerim të UE, Shtefan Fyle, në të cilin do të flitet për rezultatet e deritashme në procesin e integrimit dhe realizimin e objektivave dhe prioriteteve te Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë proces.

Ministri Beqaj gjithashtu do të ketë edhe takime të shumta të ndara me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, në mesin e të cilave edhe me drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel dhe me njësinë për Kosovën në kuadër te Drejtorisë së Përgjithshme për  Zgjerimit te KE.

Është planifikuar edhe takimi me ambasadorin Luc Liebaut, nga Ministria e Jashtme e Belgjikës i ngarkuar me Evropën Juglindore dhe me  Philip David, Sekretar Shtetëror për marrëdhënie me UE në këtë Ministri

Ministri do të merr pjesë edhe në dy takime sektoriale ne kuadër të dialogut te procesit te stabilizim asocimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ne kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë organizon hapjen e Qendrës Mobile për testim me ç’ rast Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku do të vizitojnë këtë qendë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesat buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës organizon një panel diskutimi me temë “Barazia - Dita Botërore e HIV/AIDS” me akterët relevant të kësaj teme. (Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studenteve, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitare nga ZRRE për periudhën 2013-2017 dhenga KEK për periudhën 2018-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kolegji AAB organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime, politikanes së njohur gjermane, ish deputete në Parlamentin Evropian, zonjës Doris Pack. (Teatrin AAB “Faruk Begolli”, ora 15:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 16:00)

- Galeria 17 organizon hapjen e ekspozitës "In the making", nga Yll Xhaferi dhe DYVO. (Galeria 17, ora 18:00)

- Mbahet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” edicioni i 3 -të. (Kino Armata, ora 19:00)