29 Mars 2024

Ministrat nga Eurozona në takim për krizën greke

Bruksel, 15 mars - Ministrat e Financave e vendeve anëtare të Eurozonës sot do të takohen për të kontraktuar parametrat e ndihmës financiare për Greqinë.

“Guardian”-i britanik pohon se bëhet fjalë për ndihmë prej 25 miliardë eurove. Në këtë moment, pengesa kryesore e Greqisë është Gjermania e cila nuk dëshiron t`i ndihmojë, meqë konsiderojnë se Greqia vite tëra ka zhvilluar ekonomi të gabuar e cila bie ndesh me standardet e Bashkimit Evropian (BE).

Përndryshe, dje ministrja franceze e Ekonomisë Kristin Lagard deklaroi se nuk pret që ministrat e Eurozonës në takimin e sotëm të marrin ndonjëfarë vendimi që do t`i ndihmonte Greqisë.

Në prag të takimeve të ministrave të Eurozonës për t`i ndihmuar Greqisë, Lagard nuk është optimiste e madh, transmetojnë mediumet franceze.

“Definitivisht nuk pres të merret ndonjë vendim, apo të shtypet ndonjë buton që do t`i ndihmonte Greqisë meqë është shumë herët për çfarëdo zgjidhje”, deklaroi Lagard, para gazetarëve në Nju-Jork.

Lagard shtoi se Greqia duhet të japë kontribut të madh me hapat dhe masat e ndërmarra dhe të përballet me krizën financiare.

Nevojat për hua të Greqisë për vitin 2010 arrijnë edhe deri në 53,2 miliardë euro. Ministrat e financave të 16 vendeve që shfrytëzojnë euron, Evrogrupi, do të takohen sot dhe nesër në Bruksel, për të biseduar për krizën greke, borxhin dhe përparimin e vendit me vendosjen e masave të reja më të rrepta, të nevojshme për kthimin e besimit në tregjet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)