24 Prill 2024

Ministrat e financave të G20-ës pajtohen për reformën e FMN-së

Prishtinë, 23 tetor - Grupi i 20 fuqive ekonomike më me ndikim (G20) u morr vesh për një riorganizim të cilësuar si "historik" të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ekonomitë në rritje të theksuar të Kinës dhe Indisë do të kenë më shumë ndikim, para së gjithash vendet e industrializuara perëndimore dorëzojnë pozicionet e tyre të pushtetit në favor të vendeve në kalimin në vende të industrializuara.

Në takimin e G20-ës të ministrave të financave dhe të guvernatorëve të bankave qendrore në Kyongju të Koresë së Jugut u përgatit reforma më e madhe e FMN-së, që prej themelimit të saj 60 vjet më parë.

Në grindjen rreth suficiteve tregtare ministri amerikan i Financave Timothy Geithner nuk e arriti objektivin. Përcaktimet konkrete, për shembull për kufuzime të eksporteve, nuk gjetën mbështetjen e shumicës, lavdëroi ministri i Ekonomisë Rainer Brüderle, i cili përfaqësoi Gjermaninë në Kyongju.

Në konfliktin monetar që kërcënon në mbyllje të takimit pati vetëm një miratin të pozicionit për kurse këmbimi të orientuara nga tregu dhe kundër një gare për nënçmimin e monedhave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)