18 Prill 2024

Milionerët rusë ranë në numër dhe pasuri

Moskë, 24 qershor - Bazuar në raportin e Bankës zvicerane Credit Suisse, gjatë vitit të kaluar numri i milionerëve rusë është zvogëluar për 44 mijë milionerë, si dhe ka pasur edhe zvogëlim të pasurisë të personave që ende janë në listën e milionerëve.

Deri sa në vitin 2019 në Rusi ishin 313 mijë milionerë, gjatë vitit 2020 ky numër ishte zvogëluar duke rënë në 269 mijë milionerë.

Deri sa në Rusi kishin zvogëlim të numrit të milionerëve në nivel global numri i milionerëve gjatë vitit 2020 ishte rritur me 5.2 milionerë, për të arritur në 56.1 milionë persona që llogariten milionerë.

Ekspertet e ekonomisë e shpjegojnë dallim në mes të Rusisë ku ka pasur rënie të numër dhe pasurisë të milionerëve dhe shteteve ku ka pasur rritje të numrit dhe pasurive të milionerëve, me programet e gjëra të qeverive për të ndihmuar bizneset që ishin goditur nga kriza e shkaktuar nga pandemisë së Covid-19.

Qeveria ruse kishte dështuar në stimulimin e ekonomisë dhe një ndër arsyet kryesore ishte varësia e  Rusisë ndaj çmimeve të naftës dhe gazit, çmime të cilat gjatë vitit të kaluar ishin në nivelet me të ulëta, çka edhe kishte ndikuar direkt në zvogëlimin e të hyrave në buxhetin e Qeverisë ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)