03 Shkurt 2023

Milionerët në Maqedoni

Shkup, 2 prill - Në Maqedoni nuk ka miliarderë, por dihet se ka disa qindra milionerë vendorë. Ata vetë posedojnë aksione në industrinë e metaleve, minierave, mediave, kompanitë farmaceutike, si dhe spitalet e bankat.
 
Gjatë kohës së recesionit ekonomik vitin e kaluar një biznesmen maqedonas për të ardhurat e pastra të taksave vjetore ka raportuar 15 milion euro. Një vit para kësaj periudhe fiskale, biznesmenë nga Shkupi dhe Manastiri, pronarë të kompanive, kanë nxjerrë 20 respektivisht 30 milionë euro fitim, gjë që shkaktoi befasi tek shërbimet tatimore. Në të njëjtën kohë pronari i një kompanie me përfitim të njohur IT, ka  fituar 30 milionë të ardhura nga shitja e aksioneve në një kohë, kur bursa maqedonase e aksioneve shënoi ulje-ngritje.

Nuk ka miliarderë, por ka qindra milionerë

Në Maqedoni, nuk ka miliarderë, disa prej tyre gjenden në rajonin e Ballkanit, por është e njohur se ka qindra milionerë vendorë. Të pasurit, gjithnjë në muajin mars mbushin formularet për kthimet vjetore të tatimeve, sepse nga kjo pjesë e taksave mbushet buxheti.

"Dragualisht ne po e tejkalojmë frikën për t'u deklaruar se jemi të pasur. Kështu që qeveria duke nxitur politika të mira tatimore ka arritur që t'i inkurajojë biznesmenët që të raportojnë fitimet e tyre në vend, me qëllim që këto shuma të mos dërgohen në ishuj të ndryshëm jashtë vendit apo nëpërmjet of shor kompanive," u shpreh për Dojçe Velen profesori i universitetit Vanço Uzunov.

Pse të mos bëhet një renditje e të pasurve ?

A ekziston rezistenca ndaj personave të pasur në Maqedoni, në kohën e kushteve jo të mira sociale e ekonomike dhe në tranzicionin ende të papërfunduar? Pse nuk bëhet një listë e renditjes së personave në bazë të pasurisë, që ata e posedojnë?

"Nuk ekziston frika nga pasuria, por ka rezerva për ta deklaruar atë publikisht. Shumica e kanë kuptuar se fitimi mund të sigurohet jo vetëm me korrupsion dhe bizneset ilegale, por gjithashtu edhe me ide dhe me menaxhim të mirë dhe me aftësi për të punuar“, sqaron profesor Uzunov.

Sipërmarrësit maqedonas kapitalin e tyre e kanë krijuar në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, nëpërmjet të 2-3 kompanive të import-eksportit në trekëndëshin Moskë - Vjenë - Kiev. Pastaj pasoi e padrejta, siç thuhet, privatizimi dhe zhvlerësimi i vlerave të tregut të kompanive, të cilat ishin pronë e shtetit.

Jo kriminelë, por donatorë

Gjatë kohës së bllokadave serbo-greke, në kthetrat e të cilave u gjend ekonomia maqedonase, disa tregtarë të njohur maqedonas tregtuan me kapital dhe mall të paligjshëm në vlerë prej 2-3 miliardë eurosh. Gjatë kësaj periudhe ata u bënë shumë tërheqës.

"Persona të caktuar kanë arritur shuma të mëdha pasurish dhe kjo ka shkaktuar revoltë tek një pjesë e intelektualëve, të cilët nuk kanë marrë pjesë në rishpërndarjen e kapitalit, por nuk mund të pretendohet se të gjithë fituan në mënyrë kriminale e koruptive", tha përfaqësuesi Marjanço Nikollov nga brezi i ri stafit të LSDM-së, qeveritë e të cilit kanë krijuar konceptin e privatizimit.

Sipërmarrësit e mëdhenj posedojnë aksione në industrinë e metaleve, minierave, në mediat, kompanitë farmaceutike si në spitalet dhe bankat. Ata dhurojnë shuma të caktuara në shtëpitë e besimit fetar, në kulturë, klube sportive dhe fondacione shkencore. Një pjesë e tyre posedojnë vreshta , kantina vere e kështu me rradhë.

Askush nuk ka asgjë kundër pasurisë, por të bëhet në mënyrë transparente

Gjithnjë e më shumë në Maqedoni po ndryshon pikëpamja ndaj personave të pasur dhe ata tanimë po shikohen si forcë motorike në zhvillimin e kapitalit të arritur, thotë minstri i ekonomisë, Fatmir Besimi dhe shton:

"Askush nuk ka dëm nga  zhvillimi e pasurimi, vetëm se ajo duhet të jetë në mënyrë  transparente, duke i repsektuar kushtet e tregut, me mundësi të barabarta për të gjithë. Më të suksesshmit të korrin suksese. Nga kjo përfitojnë jo vetëm të pasurit, por edhe pronarët e fuqisë së punës“.

Vlera e pasurisë së personave të pasur në Maqedoni, numri i të cilëve arrin shifrën deri në njëqind individë, arrin nga 30-200 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)