19 Prill 2024

MEF promovon arkat fiskale

Ferizaj, 22 mars - Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala dhe Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Behxhet Halit, në mënyrë ceremoniale kanë promovuar fillimin e zbatimit në praktik të arkave të para fiskale në “Ben-af” të Ferizajt. Ministri Shala ka qenë konsumatori i parë, i cili e ka bërë pagesën në arkën e parë fiskale në “Ben-af” të Ferizajt.

Ministri Shala, bleu mallra ushqimore në Qendrën tregtare “Ben af” dhe i procedoi ato përmes arkës fiskale të sapoinstaluar. Duke e mbajtur në dorë kuponin e blerjes, minstri Shala porositi të gjithë konsumatorët që të kërkojnë kuponat e tillë sa herë blejnë mallra, sepse procedimi elektronik i blerjes, ka rëndësi të shumëfishtë.

Ai me rastin e zbatimit të arkës së parë fiskale, ka bërë apel tek të gjitha bizneset që sa më shpejt të pajisen me këto arka, sepse në këtë mënyrë do të jetë edhe fillimi praktik i luftës kundër informalitetit. Futja në përdorim e arkave fiskale mundëson evidencimin e të gjitha shitjeve, dëshminë e blerjes së mallrave për konsumatorët dhe zhvillimin e tregtisë në baza plotësisht legale.

“Por ftoj edhe bizneset që sa më parë të furnizohen me arka fiskale, sa më shpejt qytetarët e Kosovës ta kuptojnë se çdo cent i dhënë në këtë mënyrë, është inkasim i drejtë dhe fillim i luftës kundër informalitetit, kundër krimit të organizuar dhe ndaj çfarëdo forme të mosrespektimit të ligjit.

Është investim i të ardhmës së sigurt të shtetit të tyre”, tha ministri i Shala.

MEF, sipas ministrit Shala, është e vetëdishme se pajisja e bizneseve me arkat fiskale është një proces i gjatë dhe jo shumë i thjeshtë, që nënkupton bashkëpunimin e institucioneve, qytetarëve, bizneseve, shoqërisë civile e mediave.

“Pushteti nuk do të heq dorë nga futja e arkave fiskale në të gjitha bizneset”, tha ministri Shala dhe paralajmëroi një fushatë mediatike për edukimin e bizneseve dhe konsumatorëve për këtë gjë.

Edhe Behxhet Haliti, drejtor i ATK-së, ka kërkuar nga të gjitha bizneset që sa më shpejt të pajisen me këto kasa fiskale, sepse sipas tij kërkesa për regjistrimin e të gjitha transaksioneve dhe shërbimeve të paguara është në dobinë e qytetarëve dhe shtetit.

Naim Kuçi, pronar i “Ben-af”-it, tha se ndihet i nderuar dhe i kënaqur që kasa e parë fiskale është vendosur në biznesin që ai drejton, duke thënë që kjo u mundëson atyre që të jenë transparent edhe ndaj qytetarëve edhe ndaj shtetit Futja në përdorim e arkave fiskale mundëson evidencimin e të gjitha shitjeve, dëshminë e blerjes së mallrave për konsumatorët dhe zhvillimin e tregtisë në baza plotësisht legale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)