16 Gusht 2022

MEF çertifikon 41 auditorë të rinj

Prishtinë, 9 mars  - Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala se bashku me përfaqësuesit e USAID-it dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës (ShKAÇK) sot  bënë certifikimin e  41 shërbyesve civil si zyrtar financiar.

Këta shërbyes civil në mënyrë të suksesshme kanë përfunduar Programin e Certifikimit në Menaxhimin e Financave Publike të zhvilluar nga ShKAÇK.

Gjatë kësaj ceremonie, ministri Shala tha se “Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka nisur këtë program certifikues me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të zyrtarëve financiar në Qeverinë e Kosovës”. Ai nder te tjera  ka sqaruar se kursi ka pasur të bëjë me trajnim intensiv për secilin zyrtar financiar, të cilëve u është dashur të kalojnë provimin në mënyrë që ata të certifikohen. 

Programi trajnues dhe certifikues do të zhvillohet përgjatë periudhës tre vjeçare në  Lëndët e trajnimit janë: Planifikimi dhe Buxhetimi, Parimet e Kontabilitetit, Sistemi Informativ i Menaxhimit Financiar në Kosovë (SIMFK) si dhe Raportimi dhe Auditimi Financiar në Sektorin Publik.

Kurikula për trajnim ishte hartuar nga MEF dhe ShKAÇK me asistencën teknike të USAID-it.  Patricia Rader, Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë gjate fjalës së sajë shprehi edhe njëherë përkrahjen e USAID-it sa i përket ngritjes se kapaciteteve ne institucione e Kosovës.

Ndërsa ministri Shala tha se “rezultatet e pastra të auditimit për pasqyrat financiare qeveritare në vitin 2008 të përgatitura nga Thesari janë indikacion i cilësisë së sistemeve ekzistuese të kontabilitetit dhe raportimit publik, kështu që ne dëshirojmë të ndërtojmë një sistem me te avancuar duke ofruar trajnime për të gjithë zyrtarët financiar në tërë Qeverinë e Kosovës”.

Shtatë grupet e para të kandidatëve kanë ardhur nga organizatat qendrore buxhetore (ministritë), ndërsa gjatë vitit 2010 këto trajnime do te vazhdojnë me  personelin financiar nga komunat, spitalet rajonale dhe institucionet e shëndetit mendor. Kurse zyrtarët nga komunat e reja do të fillojnë trajnimet në javët vijuese.
.


Ndërsa drejtoresha ekzekutive e Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe auditorëve të Kosovës, ka thënë se do të vazhdoj të mbështes Qeverinë e Kosovës me trajnime dhe edukimin e personelit publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)