24 Tetor 2021

Më pak se një e katërta e rusëve besojnë në ekonominë ruse

Moskë, 28 maj - Nga rezultatet e dala nga hulumtimi i Romir në lidhje me pritshmëritë e rusëve për ekonominë, shihet që tek të intervistuarit ka një mosbesim të madh në ekonominë ruse dhe rolin e Qeverisë ruse në këtë drejtim.

Ky konkluzion del pasi që më pak se një e katërta e rusëve të intervistuar ishin deklaruan se besojnë se situata ekonomike në Rusi do të përmirësohet në një të ardhme të afërt.

Sipas rezultateve të sondazhit, 22% e rusëve janë optimistë për situatën ekonomike në Rusi, pra presin përmirësime.

Numri i atyre që nuk presin përmirësim dhe as përkeqësim të situatës në ekonominë ruse në të ardhmen e afërt ishte 43% . Rreth një e treta (34%) e të anketuarve presin që situata ekonomike në vend të përkeqësohet.

Në numrin kaq të madh të atyre që nuk besojnë në rritje ekonomike në Rusi kanë ndikuar shumë faktorë.

Ndër faktorët kryesorë janë rënia e vlerës së të ardhurave personale në nivelin më të ulët në dekadën e fundit, rritja e varfërisë ku rreth 18 milionë rusë jetojnë nen nivelin e varfërisë, inflacioni, rënia e fuqisë blerëse etj

Dihet se ekonomia ruse është e varur nga eksportet e naftës, gazit dhe lëndëve të para, pra nuk është ekonomi përpunuese që shet produkte finale.

Kjo ndikon që çdo rënie e çmimeve të naftës, gazit dhe lëndëve të para, të ketë ndikim direkt në buxhetin e shtetit dhe mirëqenien e banorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)