25 Prill 2024

Mbledhen 898 milion euro për Buxhetin e Republikës së Kosovë

Prishtinë, 25 tetor - Ministria e Ekonomisë dhe Financave prezantoj raportin nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2010.

Sipas raportit, pranimet gjatë nëntëmujorit të vitit 2010, duke mos përfshirë  grantet  e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim, janë 898. 420.00 euro dhe paraqesin 73 për qind të pranimeve të përgjithshme vjetore të planifikuara.

Sipas zëvendës ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje 33.4 për qind të të hyrave buxhetore.

Hamza tha se ka ngritje substanciale në pranime krahasuar me prridhën e njëjtë të vitit paraprak. “Ka ngritje kualitative në kategorinë e investimeve kapitale”, tha Hamza.

Sipas tij, plani buxhetor për pranimet vjetore për vitin 2010 është 1.230.890.000 euro dhe plani vjetor për pagesa është 1.351.440.000 euro duke përfshirë edhe të hyrat vetanake.

“Pranimet nga tatimet kufitare-Doganat arrijnë në 72.3 për qind të realizimit të planit vjetor dhe janë në shumë prej 507.806.000 euro, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi rritje për 12 për qind”, tha Hamza.

Pranimet e mbledhura nga Administrata Tatimore e Kosovës arrijnë në 73.3 për qind të realizimit të planit vjetorë dhe janë në shumë prej 158.680.000 euro, krahasuar me prridhën e njëjtë të vitit 2009 ka rritje për 14 për qind.

Të hyrat vetanake komunale janë realizuar në krahasim me planin vjetor me 69 për qind dhe janë në shumë prej 33.702.000 euro, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009 ka rritje për 8 për qind.

Të hyrat vetanake të nivelit qendror janë realizuar për 131.8 për qind dhe janë 39.676.000 euro, në krahasim me prridhën e njëjtë ka ngritje për 57 për qind.

Pranimet jo tatimore paraqesin 70.7 për qind të planit vjetor dhe janë 36.394.000 euro.

Pranimet në emër të dividentës janë në shumë prej 85.000.000 euro, prej të cilave 80 milion euro janë devidenta e PTK-së, ndërsa 5 milion nga devidenta e Aeroportit.

Huaja nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare janë në shumën prej 22.090.000 euro.

Grantet për mbështetjen e buxhetit janë në shumën prej 30.000.000 nga Komisioni Evropian.


Pagesat gjatë nëntëmujorit të vitit 2010 duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesimin janë 784.940.00 euro dhe paraqesin 58.1 për qind të planit të përgjithshëm vjetor. Krahasuar me prridhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje vjetore të pagesave prej 9.7 për qind.

Pagesat nga kategoria ekonomike pagat dhe mëditjet janë 223.840.000 euro ose 72.5 për qind të planit të përgjithshëm, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje prej 16 për qind. Kjo rritje sipas zëvendës ministrit Hamza është si rrjedhojë e rritjes së pagave në sektorin e shëndetësisë për 44 euro dhe, krijimi i institucioneve të reja si dhe rritje prej 30 eurove për stafin civil nga muaji maj 2010.

Pagesat nga kategoria ekonomike, mallra dhe shërbime janë 94.730.000 euro ose 55.4 për qind të planit të përgjithshëm. Pagesat nëntëmujore të 2010 për kategoritë e ekonomike kanë qenë për 2 për qind më të ulëta sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Pagesat nga kategoria shërbime komunale janë në shumë prej 12.600.000 euro apo 55.6 për qind  të planit të përgjithshëm. Krahasuar me vitin e kaluar ka rritje për 2 për qind.

Investimet kapitale janë në shumë prej 233.810.000 euro ose 45.6 për qind të planit të përgjithshëm. Krahasuar me vitin 2009 ka rritje për 25 për qind.

Financime tjera janë në shumë prej 45.364.589 euro ose 56 për qind të planit. Në kuadër të kësaj kategorie bëjnë pjesë huat e KEK-ut në shumë prej 35.112.900 euro dhe pagesat e borxhit të jashtëm në shumë prej 10.251.690 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)