19 Gusht 2022

Mbahet konferenca Qeverisja e Korporatave dhe Pergjegjësia Sociale

Prishtinë, 30 qershor - Oda Ekonomike Amerikanë në Kosovë në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) organizojnë konferencë mbi Qeverisjen e Korporatave dhe Përgjegjësinë Sociale të Korporatave.

Qëllimi i konferencës është të prezentohen iniciativat e IFC dhe UNDP mbi Qeverisjen e Korporatave dhe Përgjegjësinë Sociale dhe angazhimin e sektorit privat, qeverisë dhe shoqërisë civile drejt avancimit të tyre në Kosovë. Kjo ngjarje do të jetë një rast për disa biznese të prezentojnë praktikat e tyre në këtë fushë.

Përgjegjësia sociale e korporatave është një përkushtim i vazhdueshëm nga bizneset për sjellje etike dhe të kontribojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik duke përmirësuar cilësinë e jetës së fuqisë punëtore si dhe komunitetit ku ata veprojnë.

UNDP promovon përgjegjësinë sociale të korporatave përmes iniciativës Global Compact, e cila tenton ti angazhoj bizneset në procesin e zhvillimit duke ofruar asistencë në themelimin e mekanizmave vete-rregullues përmes së cilave bizneset monitorojnë dhe mbështesin zbatimin e ligjit, normave etike dhe atyre ndërkombëtare.

Ky aktivitet organizohet në kaudër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar nga UNDP dhe Oda Amerikane në lidhje me mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë. Pjesë e kësaj iniciative është edhe lansimi i ‘Cmimi për Praktikat më të Mira të Përgjegjësisë Sociale’, i cili tenton të stimuloj dhe shpërblej ato biznese që kanë zbatuar normat e përgjegjësisë sociale në funksionet dhe shërbimet e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)