17 Janar 2022

Marrëveshje për decentralizimin e shërbimeve social në Shtërpcë

Prishtinë, 26 mars - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq, në kabinetin e tij ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit Komunal të Shtërpcës, Bratislav Nikolc, ku kanë bërë nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit për bartjen e kompetencave të shërbimeve sociale dhe delegimin e përgjegjësive të ndihmave sociale në nivel komunal.

Pjesëmarrëse në këtë marrëveshje është edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Kjo marrëveshje ka për qëllim përmbushjen e objektivit të përgjithshëm të bartjes së kompetencave të shërbimeve të mirëqenies sociale për Komunën e Shtërpcës, me qëllim që kjo komunë të demonstroj kompetencën e kërkuar për përmbushjen e përgjegjësive konform legjislacionit në fuqi dhe kësaj marrëveshje.

Tanimë Komuna e Shtërpcës është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve sociale dhe për të administruar skemën e ndihmës sociale sipas përgjegjësisë së deleguar, nën mbikëqyrjen e MPMS-së.

Gjithashtu palë përgjegjëse në këtë marrëveshje janë edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe  Ministria e Ekonomisë dhe Financave për bashkërendimin e procesit të përgjithshëm të decentralizimit në Kosovë dhe praktikat më të mira të menaxhimit dhe financimit të qeverisë lokale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2022

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  do të shënojë Janarin e Përflakur më çrast do të mbahet tribunë e hapur në të cilën do të ketë dy ligjërata "Flakadanët e lirisë" dhe Jusuf Gërvalla - Atdhetari dhe krijuesi. (Amfiteatrin i Universiteti të Gjilanit, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (Zyra e PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, ora 13:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' mbahet akademie e Flakës 2022. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

 

- Në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shkëlqesia e Tij, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 17:00)

- Hapet ekspozita kolektive e artit pamor. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 19:00)