29 Mars 2024

Maqedonia zyrtarisht doli nga recesioni

Shkup, 24 mars - Republika e Maqedonisë zyrtarisht doli nga recesioni, pasi në tremujorëshin e katërt të vitit 2009, Bruto Prodhimi Vendor (BPV) shënoi rritje prej 1.2 për qind.
 
Rritja e ekonomisë me 1.2 për qind gjatë tre muajve të fundit të vitit 2009 shënoi fundin e recesionit që zgjati 9 muaj, njoftoi ministri i financave Zoran Stavreski.

Sipas tij, rritja e pozitive e prodhimit të brendshëm bruto kontribuoi që vitin e kaluar ta përfundojmë me rënie të këtij prodhimi vetëm me 0,7 për qind. Për Stavrevskin kjo ka të bëjë me elasticitetin e ekonomisë dhe të politikave të mira të qeverisë.

‘Përmes investimeve të shtuara, sidomos në infrastrukturë dhe në zhvillimin e ndërtimeve, buxheti ndihmoi në realizimin e këtyre rezultateve dhe në një farë mënyre ndikonte kundër recesionit; që të zbuten pasojat e mungesës së kërkesës eksterne, të rënies së eksportit për shkak të krizës ekonomike botërore’, thotë Zoran Stavrevski, ministër i Financave.

Stavrevski thotë se rezultati është edhe më i rëndësishëm pasi është ulur edhe papunësia, por edhe për shkak të faktit se qeveria parashikonte rënien e Prodhimit prej 0.6 kurse arriti 0.7 për qind. Kjo, thotë Stavrevski është shumë më afër se parashikimet e tjera të analistëve vendorë, të Bankës popullore, madje edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare. Në konferencën për shtyp me qëndrim të saj doli edhe LSDM.

‘Pasi është ashtu kryeministër Gruevski, atëherë prej sot e tutje pushoni të flisni për krizën ekonomike botërore. Maqedonia ka dalë nga recesioni dhe nuk mundet për mungesën e investimeve të huaja, vendet e reja të punës, për varfërinë dhe standardin e ulët të jetesës, të arsyetoheni me gjithshka. Katër vjet jeni kryeministër dhe qytetarët janë të bezdisur nga mungesa e rezultateve’, deklaroi Zoran Jovanovski, nënkryetar i LSDM.

Ndërkaq, Stavreski edhe zyrtarisht bëri të ditur se është gjithnjë e më e sigurt se shteti do të hyjë borxh me obligacione euro të reja, të tretat me radhë, në mënyrë që të mund të mbulojë minusin e  deficitit buxhetor. Për këtë vit planifikohet që ai të jetë rreth 150 milion euro. Në qeveri shpresojnë se normat e interesit do të jenë shumë më të ulëta se 9,8 për qind sa është norma vjetore e interesit për obligacionin e dytë. Tremujori i fundit kur Maqedonia kishte Prodhim pozitiv, ishte tremujori i katërt i vitit 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)