26 Prill 2024

Maqedonia e Bullgaria goditen nga shpenzimet e pamatura greke

Shkup, 5 qershor - Më mirë është të kesh fqinj me përgjegjësi se sa pa përgjegjësi, pa dallim nëse bëhet fjalë për vend apo pronar të pronës. Maqedonia dhe Bullgaria janë dy vendet fqinje të Greqisë, kriza financiare e së cilës u shkaktoi atyre mjaft gjëra të pakëndshme. Megjithatë, më e  prekur ishte Maqedonia, shkruan gazeta amerikane "Uashington tajms".

"Shumë vite pasi që Maqedonia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991, Greqia vazhdon ta bllokojë për shkak të ngjarjeve historike. Shteti i sotëm i Maqedonisë ka qenë i okupuar nga shumë popuj në disa mijë vitet e fundit.

Grekët nga ana e tyre janë emocionalisht të lidhur me emrin Maqedoni sepse ashtu quhet njëra nga provincat e saja dhe krahas asaj që në 1.300 vitet e fundit sllovenët ishin popullata e cila dominon në territorin e shtetit të vogël ballkanik.

Pas shkëputjes së Maqedonisë nga Jugosllavia, grekët e kundërshtuan përdorimin e atij emri për shtetin e ri dhe Kombet e Bashkuara (KB) vendosën që ai ta përdorë emrin e pakëndshëm "ish-republika jugosllave e Maqedonisë", të cilin maqedonasit vazhdojnë të mos e pranojnë. Shumë vende të botë, përfshirë edhe SHBA-në, e njohin Maqedoninë me emrin e saj kushtetues - Republika e Maqedonisë, por grekët vazhdojnë të kundërshtojnë.

Kështu, ata e bllokuan procesin e inkuadrimit të Shkupit në NATO dhe BE. Kontesti me emrin, megjithatë nuk i pengoi Athinën dhe Shkupin të vendosin marrëdhënie tregtare, të cilat përfshijnë investime të rëndësishme greke në Maqedoni. Grekët e vendosën Shkupin në një pozitë jashtëzakonisht të rëndë nga njëra anë sepse nuk ka dalje në det, ndërsa nga ana tjetër - meqenëse nuk ka qasje në BE dhe në NATO, e tani kriza greke çoi deri te ulja e madhe e eksportit të Maqedonisë për Greqinë", thekson gazeta.

Greqia, ceket në tekst, ishte toleruar nga shumica e shteteve në BE mjaft gjatë. Politikanët e saj gënjenin me vite lidhur me gjendjen financiare të vendit dhe para komunitetit ndërkombëtar paraqitnin raporte të falsifikuara. Si rezultat i kësaj, paguesit e taksave në Evropë e madje ata në SHBA do të duhet të paguajnë më tepër, ndërsa Maqedonia dhe Bullgaria do të duhet të përballen me probleme për shkak të papërgjegjësisë greke", shkruan "Uashington tajms".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)