23 Prill 2024

Maqedonia dhe Kosova kanë shkallën më të lartë të papunësisë

Prishtinë, 24 maj - Maqedonia dhe Kosova kanë shkallën më të lartë të papunësisë në Europë, ndërsa me 33 për qind të të papunëve, Maqedonia është nga vendet që kryeson listën në këtë drejtim, përsa i përket Ballkanit, e renditur pas Kosovës e cila e ka shkallën e papunësisë mbi 40 për qind.

Rezultate të tilla janë bërë të ditura nga të dhënat e analizave dhe sondazheve të zhvilluara nga revista me karakter ekonomik, revista kroate "Banka", e cila informon se për nga papunësia pas Maqedonisë me 33 për qind të papunëve, janë klasifikuar Bosnja me 23, 4 për qind, Kroacia me 15 për qind, dhe Mali i Zi me 14,7 për qind të papunëve.

Sipas kësaj reviste, Maqedonia është një nga vendet e rajonit me paga më të ulëta, duke qëndruar para Kosovës dhe Serbisë, ku gjithashtu janë rrogat më të ulëta. Shkalla mesatare e papunësisë në vendet e Bashkimit Europian është rreth 10 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)